29 giugno 2013

Mesdheu, ja plazhet më të bukura! Në guidë edhe bregdeti jonian, Albania summer 2013

TIRANE 28 Qershor 2013 - 18:40
NGA ROVENA RROZHANI

Mesdheu është një det që  bashkon dhe nuk ndan. Duke ndjekur brigjet e tij nga Istrianë Marok,gjen të njëjtën dëshirë për jetën kulturën, ushqimin muzikën dhe artin. E, natyrisht që nuk mund të rrish pa shijuar detin dhe plazhin. Ja 10 plazhet më të mira, më të bukurat, më pak të njohurat që mund të eksplorohen këtë verë.
 
MALI I ZI, SHKËLQEN ULQINI
 
Jo shumë larg kufirit shqiptar ndodhet  Ulqini ku gjenden disa plazhe me të vërtetë joshëse. Përvec  Mala Plaža (plazhit të vogël) në brendësi të qytetit nuk duhet humbur a Velika Plaža ose Plazhi I madh, më i madhi në Malin e Zi. I gjatë 12 kilometra, ai shtrihet drejt kufirit me Shqipërinë dhe është një alternativë e mirë arratie nga plazhet e mbipopulluara pranë qyteteve.
 
SHQIPËRIA NGA PALASA NË DHËRMI
 
Perla e bregdetit shiqptar shtrihet mes LLogarasë dhe Sarandës, një pikë takimi spektakolare mes detit dhe maleve. Eshtë bregdeti jonian, pak i njohur , por që ruan shumë thesare për tu zbuluar. Duke zbritur nga qafa e LLogarasë, mund të sodisësh poshtë disa plazhe të mahnitshme me ujëra të kaltërta si ai i Palasës, apo i Dhërmiut, që ofron disa hotele të rehatshme dhe një plazh të gjerë ku mund të bësh plazh.
 
PULIA,  MALDIVE E SALENTO
 
Një hapësirë e madhe me rërë të bardhë dhe të imët, uji i cekët dhe ishuj që dalin në sipërfaqe. Flitet për Maldive, një vend në krahinën e Leçes, në zemër të Salentos, në plazhin Pescoluse. Një nga pikat e referimit në thembrën e ccizmës italiane  është Kaibo, një klub plazhi që nuk fle dhe ofron muzikë argëtuese dhe modë. Sikundër thonë ata që e njohin Salenton , në këto pjesë nuk ka vetëm det, por edhe kulturë. Kjo është vërtetuar nga disa gjurmë të shkuarës mes të cilave edhe një kullë e shekullit të 16-të të ngritur për tu mbrojtur nga sulmet e piratëve.
 
KROACIA, EKUILIBRI I PËRSOSUR I BOL
 
Bol, në ishullin e Brac, është demonstrimi më I mirë sesi mund të zhvillohet një aktivitet turistik në mënyrë të përgjegjshme. Hotelet janë të zhytur në një pyll të dendur pishash që shtrihet në perëndim të qytetit, në një distancë të shkurtër nga plazhi i Rat Zlatni. Ky është një nga vendet më të magjishëm të bregdetit dalmat. Në korrik dhe në gusht , në Bol zhvillohet një Festival kulturor veror ku mblidhen kërcimtarë dhe muzikantë nga e gjithë Kroacia.
 
GREQIA, BUKURIA E LEFKADAS
 
E lidhur me territorin grek nëpërmjet një rruge të ngushtë, Lefkada është ishulli i katërt i Ishujve të Jonit. Bregdeti perëndimor ka plazhet më të mira. Ndër më të bukurat,në veri janë Pefkoulia dhe Kathisma, ndërsa në jug janë Egremni dhe  plazhi i mrekullueshëm Porto Katsiki. Përgjatë rrugës që të çon në këto plazhe  mund të hasësh në tezga që shesin vaj ulliri, mjaltë dhe verë. Ndër më të preferuarit është plazhi i Mylos, jo shumë qytezës së  Agios Nikitas, në veri-perëndim të ishullit.
 
TURQIA DHE GADISHULLI DILEK
 
Përgjatë bregdetit të Egjeut jugor, rreth 26 km në jug të Kushadasi, Gadishulli Dilek shtrihet në perëndim të Egjeut duke  arritur pothuajse ishullin grek të Samos. Këtu është Parku Kombëtar i Dilek , një rezervat u qetë natyror mes maleve, ku mund të bësh shëtitje të bukura, të kalërosh dhe të shfrytëzosh disa nga plazhet më të mira të Egjeut. Rreth 3 km pas Içmeler Koyu, një rrugë e gjatë të ccon për 1 kilometër  në Aydinlik  një plazh i qetë dhe i vetmuar, i formuar nga rërë dhe zall që shtrihet për 800 metra dhe i kufizuar nga pisha. Por pyjet më të bukura gjenden edhe një kilometër më larg. Pak më larg gjendet  kryqëzimi për në Kavakli Burun, një plazh i mrekullueshëm me rërë dhe gurë.
 
TUNIZIA, PLAZHET E CAP BON
 
Ndër vendet më të preferuara të udhëtarëve është gadishulli I Cap Bon që rezervon akoma surpriza të këndshme. Duke filluar që nga plazhet me rërë të bardhë të lagunës Korba, që gjenden në 15 kilometra  bregdet të lagur nga një det blu i thellë. Pak kilometra larg nga Korba  është një rrugë që përshkon lagunën dhe të con në një plazh që vetëm vendasit e dinë. Kur të jeni lodhur na plazhi kaloni në qytetin e afërt Kélibia që jeton akoma me të ardhurat nga peshkimi dhe bujqësia. Është thuajse i panjohur nga turistët, por mjaft i famshëm në mbarë Tunizinë për  një lloj vere të bardhë dhe me aromë të quajtur Muscat Sec de Kélibia.
 
SARDENJA, RËRË TË ÇMUAR NË ARUTTAS
 
Në krahinën e Oristanos, në një nga qoshet më të egra dhe më të pacënuara të Sardenjës, mund të zbulosh dy nga mrekullitë e ishullit. I Pari është plazhi i Aruttas, një hapësirë e pafund me  ngjyrë të bardhë i formuar nga kokrrat e kuarcit të rrumbullakosura nga valët. E dyta, gjendet më në jug është gadishulli Sinis, ku ju gjeni  kishën e San Giovanni, të ndërtuar  në shekullin e njëmbëdhjetë.
 
SIÇILIA, KU EUROPA PREK AFRIKËN
 
Ekstremi juglindor iTrinacria nuk frekuentohet shumë nga udhëtarët, por ka disa perla që meritojnë të zbulohen.  Domatet Pachino, mrekullitë e kuzhinës lokale shkojnë më së miri me plazhet mes Capo Passero e Capo delle Correnti.  Thuajse përballë  Maltës,  në një gjerësi të ngjashme me atë të Tunizisë, gjendet pika ku Europa e Afrika duket sikur takohen me njëra-tjetrën. Si një urë lidhëse qëndron deti I Mesdheut, plot histori dhe bukuri.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Fundjava në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/metronews/2729/mesdheu-ja-plazhet-me-te-bukura--ne-guide-edhe-bregdeti-jonian-164524.html#sthash.hEuPodTR.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate