Parku Arkeologjik i Antigonesë vijon të mbetet një nga sitet arkeologjike më të preferuara nga vizitorët e huaj. Më shumë se 40 anëtarë të shoqatës së arkeologëve italianë “Antea”, kanë vizituar këtë park si një mundësi njohjeje të një vendi të izoluar nga komunizmi për 50 vjet. Në qendër të vëmendjes së tyre ishte blloku i banesave zbuluar nga arkeologu Dhimosten Budina, grupi i ri i banesave gërmuar nga arkeologu Dhimiter Çondi, si dhe mozaiku paleokristian. Ata kanë vlerësuar jo vetëm këtë sit arkeologjik, por edhe pejsazhin që ofron lugina e Drinos.
“Vendi që vizituam, është një nga më të bukurit jo vetëm nga pikëpamja turistike, por edhe nga ajo e peizazhit. Mbetem me impresionet më të mira, sepse ishte shumë më e bukur se ajo që prisja”,-tha Elizabet Vinçi Bon.
“Është një eksperiencë mjaft pozitive pasi kam mbetur me emocione të mëdha prej peizazhit, klimës dhe vendeve arkeologjike. Gjëja e parë që më shtyu të vij në Shqipëri, janë vendet arkeologjike. Si janë ruajtur dhe vlerësuar ato”,-u shpreh Karlo Sasi.
Akeologët kanë pohuar se Shqipëria u ka lënë mbresa të paharrueshme, sidomos ushqimet tradicionale, traditat dhe veçanërisht mikpritja.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/gjirokaster-arkeologe-italiane-vizitojne-parkun-e-antigonese-160822.html#sthash.9oHqADv2.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento