07 giugno 2013

Makinat e garave rally “Off Road” mbërrijnë në Shkodër,Albania 06/2013

Të tjera rreth shkrimit
Shkodër -06 Qershor 2013 - 18:19
 NGA ADMIR AGOLLI
Edhe në qytetin e Shkodrës kanë mbërritur garat Rally “Off Road” ku marrin pjesë kryesisht pilotë nga Italia, por edhe Shqipëria. Ka qenë Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka ai i cili në emër të bashkisë Shkodër i ka uruar mirëseardhjen ndërsa ka theksuar se këto aktivitete shërbejnë në zbulimin e perlave natyrore që gjenden në Veriun e Shqipërisë.

“Të jetë një mesazh i një bashkëpunimi dhe i një promovimi për territorin e Shkodrës. Ne ju urojmë në vazhdimësi ju të bëheni përcjellësit, të bëheni marketingu për qytetin e Shkodrës”, tha Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka.       

Ndërsa zvministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi i ka garantuar turistët se do të kënaqen me bukuritë e natyrës së metropolit verior e sidomos në zonën e Thethit.

“Ju doni të shkelni çdo cep të Shqipërisë që është e mrekullueshme. Duan të provojnë ushqimin karakteristik shqiptar, i jashtëzakonshëm”, u shpreh zv/ministri Nikoll Lesi.

Më pas ka qenë presidenti i automobilave, Niko Leka i cili është shprehur  entuziast për këtë rrugëtim nëpër vendet më të bukura të metropolit verior.

“Kjo është një etap shumë e bukur sepse përfshin qytetin e Shkodrës, që është një nga qytetet e veçanta në Shqipëri”, përfundoi Niko Leka.

Terreni i thyer malor si dhe natyra e virgjër, e bëjnë Shqipërinë një vend ideal për t’u eksploruar nga të pasionuarit e garave “Rally”. Në mitingun ndërkombëtar “Off Road”, marrin pjesë pilotë kryesisht nga Italia por edhe Shqipëria, që për 8 ditë me radhë do t’i bien përqark Shqipërisë me makinat tip fuoristradë, të përshtatura posaçërisht për terrenet malore.

(v.gj/shqiotarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/makinat-e-garave-rally-off-road-mberrijne-ne-shkoder-160866.html#sthash.IbOAH4DJ.dpuf

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate