DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
22 giugno 2013
Rikthehet Festivali i Butrintit, Pas dy viteve, Minstria e Kulturës “ndan lekë” për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove 06/2013
Pas dy viteve, Minstria e Kulturës “ndan lekë” për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të 12-të Pas dy vitesh shkëputjeje, kthehet Festivali i Butrinit. Edicioni i tij I 12-të është menduar të mbahet në muajin Korrik, pas financimit prej 4 milionë lekësh që Qendra Kombëtare e Artit ka bërë në edicionin e 12-të të festivalit të Teatrit Antik. Sipas organizatorëve të festivalit, kjo është një shumë minimale e cila ka kushtëzuar në pjesmarjen e trupave të mëdha ndërkombëtare, por e rëndësishme është vazhdimësia. “Edhe pse me shumë vonesë, me shumë andralla dhe një atmosferë jo fort të këndshme për aktivitete të tilla para zgjedhjeve, megjithatë ne jemi shumë të kënaqur sepse do të arrijmë ta realizojmë edicionin e 12-të, pasi ka stopuar tek i 11-ti dy vjet rresht dhe tani ne do të bëjmë sivjet festivalin e 12-të”,- thotë drejtori i Festivalit të Butrintit, Alfred Bualoti. Në kohën e ministrave parardhës të kulturës, Ferdiand Xhaferri dhe Aldo Bumçi, Ministria nuk financoi për dy vjet lekët për “Butrintin” e me sa duket do të duhej ardhja e ministrit Visar Zhiti dhe ngritja e Qendrës së Artit, që diçka të bëhej mbare edhe për festivalin e teatrove. “Megjithëse me një buxhet krejt modest, festivali nis më 18 Korrik deri në 23 Korrik, kështu që sidoqë të jetë gjërat janë fashitur dhe njerëzit mendojnë për të pushuar, gëzuar dhe parë një shfaqje, aq më tepër shfaqje që nuk kanë mundësi ta shohin”, vijon Bualoti, ndërsa shpjegon se përgatitjet e nisura me vonesë për shkak të pasigurisë financiare, kanë bërë që Festivali të mos sigurojë para nga sponsorizimet. “Deri tani jemi në një gjendje të mjerueshme, sepse nuk e di ç’po ndodh me të kuptuarit drejt të aktivitetit artistik apo vlerave që ka ky aktivitet. Në këtë vit ne pothuajse nuk kemi absolutisht asnjë gjë”, vëren Bualoti. Trupat pjesëmarëse në këtë festival vijnë nga Amerika, Spanja, Italia, Ukraina dhe Bullgaria. Për shkak të kalendarit nuk është përcaktuar ende nëse Teatri Kombëtar dhe ai i Kosovës do të marrin pjesë me veprën “Edipi Mbret”. Hera e fundit që është mbajtur ka qenë viti 2010, ndërkohë që në vitet 2011 e 2012, festivali nuk është mbajtur për mungesë fondesh. Në 11 edicione të këtij festivali kanë marrë pjesë shume trupa teatrore profesioniste nga mbarë bota. Në skenën magjike të këtij teatri kanë pasur fatin të luajnë mbi 2250 artistë dhe janë ndjekur nga rreth 45.000 spektatorë vendës e të huaj. Historik për teatrin Teatri i Butrintit është ndërtuar në shek IV – III para Krishtit, me një kapacitet prej 1500 vendesh. Zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet, nga Ugolini. Ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtave shërbenin 6 palë shkallë guri; në fillim zbukuroheshin me dy putra luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tri harqe me zbukurime mermeri. Aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës; ka formën e një harku dhe është i shtruar me gurë gëlqerorë me formë kuadrati. Skena dhe orkestra u rindërtuan në shek. II para Krishtit. Skena është e ngritur më lart se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise: paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve. Këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër, një pjesë e të cilëve ishin gra.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento