Furnizimi me energji elektrike gjatë
sezonit turistik ka qenë një problem që i është parashtruar CEZ
shpërndarjes në prag të verës. Gjatë një takimi të përfaqësuesve të
Avokatit të Popullit, banorëve të Himarës dhe CEZ Shpërndarjes u
diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje për sezonin. Banorët janë shprehur
se kërkohet një zgjidhje e shpejtë tani që rritet kërkesa. Ndërsa
kryetari i Bashkisë së Himarës ka dhënë alarmin për rrezikun e njerëzve
pasi linjat janë në sipërfaqe.
CEZ shpërndarja nga ana e saj është shprehur se kompania është dëmtuar shumë nga vjedhja e linjave të shpërndarjes së energjisë, dhe se policia nuk i ka zbardhur vjedhjet. Për këtë, thanë përfaqësuesit e CEZ janë ngritur 4 zyra për bashkëpunimin me njësitë vendore. Ata thanë se kanë një plan investimi për Himarën, i cili ka një fond prej 50 milionë lekësh dhe pritet të përfundojë brenda 15 majit. Albanian Screen

Nessun commento:
Posta un commento