Për luginën e Osumit, guida e ARG ka rrëfyer shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg…duke filluar me Mullirin e Babait, Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz Aliu.
Në kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr një ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m. Përveç tyre, te kanionet ndodhet Katedralja, Syri, Porta e Djallit. Gërryerjet ndër vite i kanë dhënë formën e ngrehinës natyrore të kultit. Të ndërtuara për të qenë një bukuri dhe thesar i mbarë njerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhen emocionuese në çdo moment, në çdo kohë dhe magjia të mbërthen që në sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre të dashurisë së përjetshme.
Por ndryshe nga itinerari i zakonshëm, i cili normalisht duhet të mbyllej në dalje nga Kanionet në Corovodë, këmbëngulësi z. Pollo sëbashku më skuadrën, të nxitur nga adrenalina e 14 km të parë kanë vendosur të vazhdojnë lundrimin me gomone deri në Bogovë, qarku i Beratit. Gjatë 240 minutave aventure të pareshtur, plot me argëtim ne dallgët e forta dhe të larta të lumit Osum skuadra sfidoi temperaturat e ulëta të shkurtit. Pollo, nëpërmjet ndarjes së sfidës së rafting, shoqëruar nga guidat profesionale të Albania Rafting Group dhe presidenti Zamo Spathara, është i pari turist i cili çel sezonin e sportit aventurë të rafting në Shqipëri dhe shijon mrekullitë e Kanioneve të Skraparit dukë sfiduar prurjet e shumta të lumit Osum.
Çfarë është Federata Shqiptare e Rafting
Federata Shqiptare e Rafting është zgjedhur si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Rafting do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Rafting në Republikën Ceke në Shtator 2012. Federata Shqiptare e Rafting ka për qëllim të zhvillojë sportin rafting në Shqipëri sipas standardeve ndërkombëtare në respekt të plotë të procedurës së sigurisë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në ruajtjen e mjedisit.
Çfarë është rafting?
Rafting është një aktivitet njerëzor i kryer në lumenj të rrjedhshëm që kërkojnë aftësi fizike për të përdorur lopatën dhe fuqinë e rrëmimit, i cili është pranuar përgjithësisht si një sport social, komercial dhe konkurrues. Rafting është një disiplinë sportive dhe rekreative, i hapur për publikun e gjerë me anë të guidave të liçensuara dhe të siguruara të rafting.
Nessun commento:
Posta un commento