21 aprile 2012

Dardha, fshati i turistëve - Top Channel Albania - News - Lajme

 
Dardha mbetet një prej destinacioneve më të kerkuara nga pushuesit në çdo stinë të vitit. Vera dhe dimri janë dy stinët, ku prania e pushuesve krijon një festë të vërtetë.

Ne fshatin turistik te Dardhes terheqja e pushuesve vendas dhe te huaj me ane te turizmit sportiv ka bere qe fundjavat te jene te tejmbushura nga njerezit. Natyra, bora dhe gjithçka tjeter e ketij fshati kane krijuar spontanisht mjedise çlodhese dhe argetuese per pushuesit e ndryshem.

Perveç veres edhe sezoni i dimrit mbetet mjaft i preferuar per pushuesit qe frekuentojne fshatin turistik te Dardhes. Thuajse nga e gjithe Shqiperia persona te ndryshm i drejtohen rruges, qe te çon drejt Dardhes pasi atje nuk eshte e nevojshme te kesh nje axhende per te kaluar diten.

Pista e skive e cila ndodhet pergjate rruges eshte nje prej me te frekuentuarave per shkak te argetimit qe mundeson. Ne funksion te plote ajo eshte nje nga pikat me terheqese dimerore te fshatit. Ka nga ata qe per here te pare provojne skite ndersa te tjere qe e kane shndërruar skipizmin ne nje sport te perhershem.

Gatimet tradicionale te ketij fshati turistik jane bere aq te njohura. Pervec restoranteve dhe hoteleve banoret e ketij fshati te thelle malor aplikojne edhe turizmin familjar prej vitesh

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate