21 aprile 2012

Sezoni turistik, Berisha: Qëndrim i ri ndaj mjedisit

Në kohën kur gjendemi në prag të fillimit të sezonit turistik, Kryeministri Berisha ka lobuar fort domosdoshmërinë për një qëndrim të ri ndaj mjedisit nga të gjitha strukturat. Duke folur në Komitetin Ndërministror të Turizmit, kryeministri konstatoi se “çdo ditë konsumohen krime të rënda ndaj mjedisit në Shqipëri.
 

“Ajo që na mbetet ne dhe qytetarëve është që qëndrimin që mbajnë brenda oborrit ta mbajnë kudo. Ky është hapi përfundimtar që ne si shoqëri të kemi, një qëndrim të ri ndaj një problemi që lëndon mjedisin, imazhin , kërcënon rëndë shëndetin e qytetarëve. Një qëndrim i ri ndaj mjedisit është i domosdoshëm, por kaq e rëndësishme është rrafshi ligjor. Cdo ditë konsumohen krime të rënda ndaj mjedisit. Qytetarët, shoqëria , sipërmarrësit, këshillat dhe qeveritë vendore, kryetarët e qeverive vendore, policia e shtetit, prokuroria, shërbimi sekret kanë nevojë për një qëndrim të ri ndaj mjedisit dhe krimeve të përditshme mbi të. Qeveria do ta mbajë në axhendën konstante, ka përparësuar dhe do të përparësoje me projektet për mjedisin. Problemi më akut është problemi ndaj mbetjeve” tha ai.
Më tej Berisha tha se akoma organet e zbatimit të ligjit dhe autoritete vendore nuk janë në nivelin e dijes se sa të rrezikshme janë këto krime për komunitetin.
 

Duke sjellë në vëmendje datën 20 prill, Berisha tha se të gjitha komunitetet, shkollat, administrata mund t`i japin Shqipërisë një frymëmarrje të re, duke shtuar, se vlera më madhe e kësaj ditë është apeli i saj.
 

“Mobilizim i të gjitha potencialeve dhe resurseve, në mënyrë që ky aksion të shënojë një qëndrim të ri ndaj mjedisit në vend. Qëndrimi ndaj mjedisit është në thelb qëndrimi ndaj jetës, ndaj dhe përbën në vetvete një raport ndër më thelbësorët. Nuk mund të thenmi që këtë raport e kemi të konsoliduar në nivelin e duhur, problemet e pastërtisë së mjedisit janë problem që pasqyrojnë një terësi faktorësh, por në këtë drejtim sërish jam optimist për faktin se ky vend 15 vjet më parë kishte një vdekshmëri foshnjore të niveleve më të larta të vendeve afrikane, sot renditet për këtë tregues në vendet më të zhvilluara të botës. Ky tregues pasqyron një terësi praktikash normash që kanë të bëjnë me mjedisin në familje, kushtet e jetesës, kushtet higjenike”theksoi ai.
 

Ndërkaq Berisha nënvizoi edhe kontributin që po jep media në këtë çështje.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate