Jo stanacion, por një rritje të ndjeshme të turistëve, pavarësisht
krizës për 2012. Këto janë parashikimet për prurjet gjatë sezonit veror,
dhe vitit në terësi nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo
Bumçi. I ftuar në intervistën e mbrëmjes me drejtorin e Informacionit,
Patrik Sadikaj në RTV Ora News Bumci tha se MTKRS këtë vit synon të
drejtojë vëmendjen drejt thithjes së turistëve nga vende eksportuese si
Gjermania dhe Anglia, si dhe rritje të turistëve jashtë sezionit veror.
Megjithatë për Ministrin Bumci shqetësuese mbetet mungesa e resorteve në
vend, duke u bërë thirrje biznesit vendas të drejtohet nga turizmi.
“Nuk
bëhet fljalë për mbetje në vend. Që nga 2004, ku kishim 400 mijë
turistë dhe vizitorë, jemi në 4 milionë. Parashikojmë një rritje të
ndjeshme, pavarësisht krizës ekonomike.Gjatë 2011 patëm rritje të
turistëve të huaj dhe shqiptarë, megjithatë kriza pritet të japë
ndikimet në masën e të hollave që bën cdo vizitor apo turist. Synojmë të
kemi një rritje nga vende eksportuese si Gjermania, Anglia dhe të kemi
një rritje të numrit të turistëve jashtë sezionit veror.Synojmë të kemi
turistë për gjatë gjithë vitit. Ne kemi nevojë të rritim ofertën tonë,
mungojnë resortet turistike, po bëhet një investim në Gjirin e Lalzit,
ndërsa dy të tjerë janë në proces. Po vijnë ndërtues të huaj që
paraqesin interes, është me rëndësi që ndërtuesit vendas të investojnë
në turizëm, të mos ndërtojnë më pallate por hotele” tha ai.
Po në
ç`situatë është vendi ynë në prag të fillimit të sezonit veror, i cili
shënon dhe numrin më të madh të turistëve? Sipas Bumcit janë bërë
investime të mëdha në infrastrukturë, kemi operatorë më me shumë përvojë
dhe c`është më e rëndësishmja një Shqipëri më të njohur.
“Sezoni
turistik ka nisur, bëhet gjatë gjithë kohës, ka shumë turistë që kanë
filluar të vijnë, Butrinti ka një rritje të turistëve që vijnë nga
Korfuzi. Shqipëria cdo vit bëhet më e njohur dhe më e pregaditur. Rritja
e ndjeshme e turistëve është produkt i promovimit , ndonëse modest.
Kemi një Shqipëri më të njohur. Do të ketë spote dhe sivjet rajonale dhe
me radhë. Sipas vlerësimeve Shqipëria vazhdon të jetë si vendi i parë
për tu vizituar, kemi një mbulim pozitiv nga mediat falas. Kjo pasi jemi
një “sekret” i fundit i Europës, i cili ka filluar të dalë në horizont,
artikuj që vinë nga kureshtja. E dyta është se ky vend ka shumë për të
ofruar, një ndërthurje të elementëve të ndryshëm në një hapësirë kaq të
vogël gjeografike.Interes të vecantë jka dhe turizmi malor,është një
peisazh i mrekullueshëm , malet tona janë të virgjëra dhe krahasohen me
malet e Zvicrës. Kemi një mbulim mediatik në rritje, kemi një rritje të
operatorëve turistikë, gjermanë, anglezë, cekë që vinë të vizitojnë
Alpet Shqiptare. Kjo bën që të kemi një mbulim pozitiv të pa
kërkuar.Vjet patëm një vizitë të shoqatës së operatorëve polakë që është
një shenje për rritjen e numrit të turistëve. Nuk ka vend tjetër në
Europë që të investohet kaq shumë për infrastrukturën publike,
operatorët kanë më shumë përvojë. Një vit më shumë, është një vit
përvoje dhe pse turizmi është një industri e re e zhvilluar vitet e
fundit, kemi një dhjetëfishim të numrit të turistëve nga 2004” shtoi
Bumci.
Megjithatë në gjithë këtë panoramë pozitive problematike
vazhdon të jetë ndotja e madhe, qoftë edhe në bregdete, ku sipas
Ministrit do të vazhdohet me aksionet e pastrimit dhe ndëshkueshmërinë e
vendorëve për cdo mosrealizim të detyrave.
“Kemi shumë
problem, pushteti vendor ka dështuar për arsye të shumta , për mosvjelje
të taksave të pastrimit që krijon mungesë fondesh për përballimin e
pastrimit. Po ashtu zonat e autostradës nuk konsiderohen si zona të
komunës. Aksioni për pastrim për një territor më të pastër do të
vazhdojë,po ashtu dhe një fushatë për ndërgjegjësim të qytetarëve. Po
punohet dhe për përcaktimin e grumbullimeve të plehrave, kemi masa
emergjente dhe afatgjata. Problemet nuk duhet ti trajtojmë si të
pakthyeshme” përfundoi Ministri i MTKRS-së.
Nessun commento:
Posta un commento