21 aprile 2012

Prag sezoni turistik, rruga e “Ujit të Ftohtë”, në mjerim




Ndonëse u përfol për një investim që kap shifrën e 300 milion lekëve të vjetra, rruga e ujit të ftohtë në Vlorë vijon të mbetet në gjendje krejtësisht të mjeruar infrastrukturore.
Edhe pse u bë kohë e gjatë që kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, tha se i gjithë aksi rrugor nga Skela deri tek zona e Rrapit parashikon jo vetëm asfaltimin e rrugës, por në mënyrë të veçantë realizimin sistemimit të ujërave të bardha dhe të ujërave të zeza, rehabilitimin e trotuarit, për ta kthyer në një ambient çlodhës për qytetarët jo vetëm vlonjate, por edhe për ata që do të përzgjedhin Vlorën për të pushuar gjatë veres, sic duket ende nuk është bërë asnjë përpjekje për të realizuar qoftë edhe një prej këtyre premtimeve.
300 milion lekë nga taksapaguesit e Vlorës është shumë e akorduar për te investuar dhe per te rehabilituar kete aks, i cili eshte nje nder me te rendesishmit e qytetit bregdetar.
Ndersa qe prej atehere kane kaluar plot 4 vite dhe asnje ndryshim nuk eshte vene re ne pjesen me te bukur te qytetit. Ujërat e zeza vazhdojne te derdhen ne det, shetitorja e Vlores jo vetem nuk eshte ajo qe eshte premtuar, por i ngjan me shume nje zone të betonuar dhe të te sajuar per te kaluar qytetaret buze rruges.
Edhe tuneli është pjese e rrugës kombëtare Vlore-Sarandë, por deri më tani segmenti i Ujit te Ftohte ka qene një nder zonat me problematike për qarkullimin gjate sezonit turistik, duke u kthyer ne stresin e pushuesve. Por ka gjasa qe ne vere te kemi nje kaos ne trafik, pasi nuk ka ende nje date te qarte se kur tuneli do te jete në funksion të plotë.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate