30 marzo 2016

Sofra e Skënderbeut apo Sofra e Zotit, një atraksion turistik i pashfrytëzuar

sofraTIRANË, 30 Mars /ATSH.N.Lena/ –  Kur flasim për monumentet e natyrës dhe që tashmë ato janë të shumta dhe nën mbrojtje ligjore, duhet t’i vlerësojmë ato edhe si objekte turistike me vlera ekonomike.
Monumentet e natyrës janë të shpërndara në të gjithë territorin tonë dhe kanë vlera monumentale dhe historike. Pas çdo monumenti fshihet një gojëdhënë apo histori. Një nga këto vlera monumentale natyrore është edhe Sofra e Skënderbeut ose Sofra e Zotit që gjendet në veri të qytezës së Prrenjasit. Është nië pllakë e madhe gëlqerorësh me formë pak a shumë të rrumbullakët e vendosur mbi shkëmbinj në skajin juglindor të rrethit të Librazhdit, rrëzë malit të Skurës. Po të vështrohet nga lartësitë e Qafës së  Thanës ka një pamje madhështore dhe piktoreske.
Sipas gojëdhënave, në këtë pllakë që ka pamjen e një tryeze gjigante, Skënderbeu ka ngrënë drekë së bashku me ushtarët e vet, pas njërës prej betejave të tij të shumta të kurorëzuara me fitore. Mendohet se dreka u shtrua për sofra1nder të fitores së madhe në fushën e Domosdovës.
Monumenti ka vlera historike e peizazhore dhe vlerësohet si një destinacion turistik. Për të arritur në këtë monument natyror dhe historik ndiqet rruga kombëtare që të çon në Pogradec dhe ndalesa për në drejtim të Sofrës së Skënderbeut bëhet në fshatin Pishkash. Prej aty rruga është këmbësore dhe e vështirë, pa infrastrukturën e nevojshme turistike, sigurisht edhe pa një guidë profesionale.
Edhe Sofra e Skënderbeut ose Sofra e Zotit është një tjetër burim turistik dhe ekonomik i pashfrytëzuar. Pushteti lokal duhet ta shikoj këtë dhuratë të natyrës dhe historisë si një burim të zhvillimit ekonomik të zonës./m.mhttp://www.ata.gov.al/sofra-e-skenderbeut-apo-sofra-e-zotit-nje-atraksion-turistik-i-pashfrytezuar-393419.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate