30 marzo 2016

Strukturat mjedisore në Orikum prezantojnë vlerat turistike të zonës



orikuTIRANË, 30  Mars /ATSH/ – Jemi në pragfillimin e sezonit  veror turistik dhe AdZM e Vlorës, në bashkëpunim me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), dhe shkollën 9-vjeçare “Balil Pelari”, Orikum, organizuan aktivitetin “Një ditë në parkun tim”.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Aktivitete të qëndrueshme ekonomike në zonat e mbrojtura detare të Mesdheut” (SEA-Med), ku nxënësit u njohën me vlerat natyrore dhe historike të zonës, duke u prezantuar me Parkun Arkelogjik Oriku i Vjetër, Lagunën e Orikumit, RNM Karaburun , për të përfunduar me Parkun Detar Karaburun- Sazan.
Aktiviteti përfundoi me vizitën në qendrën e peshkimit, duke bërë njohjen me gjallesat më të prekshme për fëmijët. Prezantimi dhe njohja e fëmijëve apo komunitetit me vlerat historike dhe turistike të zonës së tyre, është një vlerë e shtuar në menaxhimin e resurseve natyrore dhe kulturore në dobi ekonomike të komunitetit gjatë sezonit turistik. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Orikumit shoqëruan nxënësit me shpjegime mbi historinë dhe të kaluarën e kësaj zone./m.mhttp://www.ata.gov.al/strukturat-mjedisore-ne-orikum-prezantojne-vlerat-turistike-te-zones-393482.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate