22 marzo 2016

Sezoni veror turistik është në prag, shumë ambiente janë siç kanë qënë

durresiTIRANË, 17 Mars / ATSH-N.Lena/ – Jemi në pragfillimin e sezonit veror turistik dhe Durrësi është një nga portat kryesore ku futen vizitorët e huaj drejt vendit tonë. Veç vlerave natyrore si, detin dhe plazhet që shtrihen në vijën e tij detare, Durrësi vizitohet edhe për historinë e tij dhe vlerat muzeale arkeologjike që mbart. Gërmimet në shtrjen e qytetit kanë treguar se ai ka qenë i banuar para pushtimeve helene dhe më vonë ato romake. Ka qënë një zotërim i përhershëm në brigjet e Adriatikut dhe kështu mbart vlera të mëdha të kulturës dhe historisë sonëPor, turisti që ka lexuar dhe njeh historinë e këtij qyteti, befasohet kur ndeshet me realitetin e sotëm të asaj që ndodh në rrënojat e kështjellës së Durrësit të vjetër. Aty ka vlera arkeologjike të pa çmuara, që nga mozaikët, kolonadat, skulpturat, gdhendjet në gurë, labirinthet e shumë mbetje të tjera arkeologjike, që duhen trajtuar me respekt e përkujdesje. Por, ndodh krejt e kundërta në prezantimin që i bëjmë ne vlerave të këtij qyteti. Kjo foto tregon një monument kulture në qendër të Durrësit. Ka shumë vite që ky tubacion 
durresi1shtrihet mbi monument dhe vlerat e tij historike, duke e shëmtuar atë dhe duke ia ulur vlerën punës që behet për promovimin e turizmit të trashegimisë historike. Është detyrë e institucioneve përgjegjëse dhe e pushtetit lokal që të kujdesen e të mirëmbajnë vlerat tona historike dhe kulturore. Ky është dhe një shërbim që i bëhet turizmit shqiptar. /a.kehttp://www.ata.gov.al/sezoni-veror-turistik-eshte-ne-prag-shume-ambiente-turistike-ngelen-sic-kane-qene-388170.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate