25 marzo 2016

Ekspertë të Trashëgimisë Botërore, mision faktmbledhës në rajonin e Liqenit të Ohrit, Pogradec

12439482_10154050891445996_3772269155974590537_nTIRANE, 25 Mars/ATSH/- Një ekip ekspertësh nga Bordi këshillimor i Komitetit të Trashëgimisë Botërore (IUCN dhe ICOMOS) të shoqëruar nga ekspertë lokalë shqiptarë, do të zhvillojnë një mision inspektimi, studimor e faktmbledhës në rajonin e liqenit të Ohrit, Pogradec.
Qëllimi i këtij misioni është identifikimi i zonave potenciale që do të përfshihen brenda kufijve të rajonit të propozuar për t’u përfshirë në trashëgiminë botërore të Liqenit të Ohrit.
Ky mision zhvillohet nga e hëna deri të mërkurën (28-31 Mars) në rajonin e Pogradecit. Ekipi faktmbledhës do i paraqesë këto të dhëna që do të grumbullojë në terren, në takimin që do të zhvillohet të enjten, datë 31 Mars, në Lin të Pogradecit për ngritjen e kapaciteteve shqiptare në menaxhimin e kësaj trashëgimie kulturore dhe natyrore të Liqenit të Ohrit.12794597_953797884715686_1522968369632194739_n
Workshop-i që zhvillohet të mërkurën do të mbledhë së bashku ekspertë dhe grupe të interesit në rajonin e Liqenit te Ohrit për të bashkërenduar përpjekjet e tyre dhe për të patur një qasje të përbashkët në menaxhimin e këtij rajoni kompleks.
Ky mision studimor në terren si dhe workshopi dyditor me grupet e interesit të rajonit të Liqenit të Ohrit për menaxhimin e përbashkët të tij, janë pjesë e projektit: “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”, i financuar nga BE dhe zbatohet nga UNESCO.
Qellimi i këtij projekti është që të përfshirjë dhe pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit 1/3 në UNESCO, ndërkohë që pjesa maqedonase e tjetër e Liqenit 2/3, është tashmë e listuar si trashëgimi kulturore dhe natyrore e mbrojtur nga UNESCO.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/eksperte-te-trashegimise-boterore-mision-faktmbledhes-ne-rajonin-e-liqenit-te-ohrit-pogradec-391934.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate