
Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe katër kompani turistike nga Shqipëria, “KLSU Travel”, “Albania Experience”, “Harmonia Hotels Group”, “In Tours Albania”, prezantojnë risitë dhe vlerat turistike, që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj.
Delegacionin shqiptarë në Moskë e kryeson Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, i cili do të zhvillojë disa takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të agjencive private turistike në Rusi.
Stenda e Shqipërisë në këtë panair pritet të jetë në qendër të vëmendjes nga operatorët evropian, por edhe ata botërorë. Ndersa vete operatorët turistikë shqiptarë janë optimistë se viti 2016 do të jetë shumë i mbarë për Shqipërinë sa i përket turizmit, kjo bazuar edhe në kontaktet me operatorët e huaj. e,xh/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/shqiperia-prezantohet-ne-panarin-nderkombetar-te-turizmit-ne-moske-391384.html
Nessun commento:
Posta un commento