01 aprile 2016

Zhvillimi i Turizmit Rural në Korçë, Çollaku: Projekte konkrete për turizëm gjithëvjetor

IMG_1165-300x225TIRANE, 31 Mars/ATSH/- “Zhvillimi i Turizmit Rural në qarkun e Korçës, Elbasanit dhe Beratit”, mblodhi sot në një takim në Korçë drejtues të Agjencisë Kombëtare të Turizmit si dhe përfaqësues nga Zyra Gjermane e Bashkëpunimit dhe Ministria e Bujqësisë.
Ky takim u organizua nga nga Zyra Gjermane e bashkëpunimit si dhe nga programi Danez i fqinjësisë në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Bujqësisë, për të prezantimin e  Agjencisë së re Rajonale që do të mbulojë këto qarqe.
Drejtori i AKT-së, Ardit Çollaku, në fjalën e tij vuri theksin në punën e përbashkët që duhet bërë për të nxitur promovimin e ideve të reja dhe kthimin e tyre në projekte konkrete.
“Kthimi i turizmit nga sezonal në turizëm gjithëvjetor dhe të qëndrueshëm është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare për këtë sektor “, tha Çollaku.
Ai tha se nxitja e projekteve pilote për zhvillimin e turizmit në zonat rurale kërkon bashkëpunimin e menjëhershëm që duhet të kenë Agjencitë dhe Institucionet me njëra tjetrën për të përgatitur një standard të përbashkët dhe një produkt cilësor.
Gjithashtu një tjetër bashkëpunim u kërkua edhe me sektorin privat dhe donatorët e huaj në funksion të nxitjes së projekteve të reja dhe Brandimit të këtyre zonave duke shtuar edhe trajnimet e mundshme për operatorët lokale në mënyre që të rritet cilësia dhe shërbimet në favor të turistëve.
Në vijim Drejtori i AKT-së informoi të pranishmit mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë si “country partner ” në panairin e aventurës “CMT” Stoccarda 2017 dhe vuri në dukje nevojën e pjesëmarrjes me produkte cilësore dhe konkrete që bashkitë e ndryshme të vendit tonë duhet të prezantojnë në këtë panair sëbashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/zhvillimi-i-turizmit-rural-ne-korce-collaku-projekte-konkrete-per-turizem-gjithevjetor/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate