
Sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, synimi kryesor është njohja e partnerëve nga Kroacia mbi mundësitë që ofron Shqipëria turistike, si edhe rritja e bashkëpunimit në sektorin e turizmit ndërmjet dy vendeve në përgjithësi, dhe ndërmjet agjencive dhe subjekteve nga Shqipëria dhe Dubrovniku që operojnë në fushën e turizmit në veçanti.
Pjesëmarrës në këtë udhëtim do të jenë përfaqësues të agjencive turistike, drejtues vendorë nga bashkia dhe prefektura e Dubrovnikut, përfaqësues të bordit të turizmit të Dubrovnikut, gazetarë, etj.
Gjatë ditëve të turit, miqtë nga Dubrovniku do të vizitojnë Tiranën dhe pika turistike nga veriu në jug të Shqipërisë, si Shkodrën, Krujën, Beratin, Vlorën, bregdetin e Jonit, etj. Gjithashtu, gjatë ditëve të turit do të organizohet në Tiranë një tryezë e përbashkët midis Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë dhe Bordit të Turizmit të Dubrovnikut, si edhe operatorëve të ndryshëm turistikë nga dy vendet./a.gjonaj//m.mhttp://www.ata.gov.al/shqiperia-turistike-ne-syte-e-kroacise-392624.html
Nessun commento:
Posta un commento