25 marzo 2016

Shebenika dhe Stëbleva, bukuritë e natyrës shqiptare të harruara mes malesh

  • shebenik1.jpg
  • shebenik2.jpg
  • shebenik3.jpg
  • shebenik4.jpg
  • shebenik5.jpg
  • shebenik6.jpg
  • shebenik7.png
  • shebenik8.jpg
  • shebenik9.jpg
  • shebenik10.jpg
  • shpella-e-nezirit.jpg
  • shebenik.jpg
shebenik4TIRANË, 25 Mars / ATSH-N.Lena / – Kur flasim për vendet tona turistike, kryesisht përqëndrohemi në bregdet, në Alpet dhe në ato qytete muzeale ku mundësia për të shkuar drejt tyre është e mundur. Por, ne kemi vende të tjera mjaft piktoreske për të zhvilluar një turizëm gjithëstinor dhe kjo është pjesa verilindore e vendit. Kur flas për verilindjen kam parasysh zonën e Kukësit dhe të Dibrës. Në veçanti pjesa malore e Dibrës pothuajse është harruar dhe gati është përjashtuar si destinacion turistik. Dhe kjo për arsyen e vetme se drejt saj mungon infrastruktura rrugore, e shërbimeve sanitare, e ndriçimit e disa probleme të tjera që bëhen pengese për zhvillimin e një turizmi masiv. Në ketë zonë shtrihen edhe disa Parqe Kombëtare ku ka filluar kujdesi ndaj pyjeve dhe faunës që rritet në to. Një nga pikat më të veçanta turistike në zonën e Dibrës ka qenë zona e Lurës  me liqenët e saj të famshëm që përbënin pikën turistike më të vizitueshme të zonës lindore të vendit. Po ashtu, sot është ripërtërirë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë që shtrihet në këtë krahinë. Ky park sot  shërben  si qendër turistike për turizmin e sporteve dimërore, atë të natyrës, të historisë  dhe si qendër për turizmin klimaterik veror. Oferta turistike e ndërtuar mbi bazën e pasurive natyrore dhe shoqërore që ka zona, i përgjigjet kërkesave turistike të deri diku të  motivuara nga ata që  kane migruar prej andej dhe rikthehen në vendlindje nga malli, nga nevoja për ajër të pastër shebenik5e klimë të shëndetshme, nga dëshira për të ruajtur traditat kulturore, folklorike dhe religjioze si dhe nga aspektet e agroturizmit dhe ekoturizmit. Nga pikëpamja kohore e shpërndarjes së flukseve të turistëve brenda harkut kohor të një viti, kjo zonë është dy sezonale, pasi fluksi turistik mund të përqendrohet në dy stinë.
Qendra e turizmit klimaterik malor ngrihet në vende ku kushtet klimaterike janë më të mira se ato të vendbanimit të përhershëm. Klima është motivi kryesor tërheqës, që i shndërron këto vende në destinacione turistike. Kjo zonë karakterizohet nga një klimë me ajër të pastër dhe të shëndetshëm në një lartësi 1000 m mbi nivelin e detit. Nga prania e pyjeve, nga ujerat e ftohtë si dhe nga fakti që kjo zonë është tërësisht me orientim bujqësor dhe blegtoral, faktorë këta që i motivojnë turistët  në përzgjedhjen e destinacionit turistik në kërkim të kushteve më të mira. Të ardhur në këto zona për turizëm klimaterik janë ish- banorët e kësaj zone që  përdorin për struktura akomoduese shtëpitë e tyre, por mund të jenë edhe persona të tjerë që udhëtojnë të shtyrë nga kurioziteti për këto vise të bukura dhe për të kaluar disa ditë në ajrin e pastër dhe klimën e mrekullueshme të zonës sonë. Këta vizitorë mund të sistemohen në shtëpitë e fshatarëve si miq, por dhe me gjere. Tani së fundi disa biznesmenë dhe investitorë vendas kanë ndërtuar edhe shtëpi të vogla turistike.
shpella e neziritDo të ishte me interes që të bëhen organizime në disa vende të spikatura si pranë burimeve të Mllaçes, Visharica, Mali i Mirakës, Dragan, Kallkan, etj., të ngrihen edhe kampingje me struktura modeste akomoduese për të tërhequr grupe të organizuara, kryesisht fëmijë dhe pushues të brezit të tretë, pensionistë nga qytetet rreth zonës. Ky do të ishte një apel për të gjithë banorët e zonës, për pushtetin lokal, si dhe për fondacione të ndryshme që veprojnë në zonë, për të ndihmuar banorët rezidentë në rinovimin e shtëpive të tyre ekzistuese sipas të gjitha standardeve për jetesë normale, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës, kryesisht rrjetit rrugor të fshatrave, fuqizimin e rrjetit elektrik, funizimin me ujë të pishëm etj.
Rritja e madhe e sporteve dimërore ka bërë që shumë vende me kushte klimaterike të përshtatshme, të afirmohen si qendra të pajisura për këto veprimtari. Stebleva dhe Klenja me malet e saj ofron mundësi për zhvillimin e sportit të skive. Ky sport ka qënë traditë e kesaj zone. Sporti i skive mund të organizohet në qendra të caktuara për të pritur turistët që vijnë për pushime apo enkas për të ushtruar sportin e skive.
Pikërisht këtu ka nisur të  zhvillohet një lloj turizmi që lidhet me mjedisin rural. Personat që spostohen nga shebenik8vendbanimet e tyre të përhershëm dhe që duan të kalojnë një periudhë kohe larg vendbanimeve me mjedise të ndotura urbane, kërkojnë sisteme të tjera pushimi në vende rurale. Por, pritja e turistëve këtu kërkon një organizim dhe menaxhim të vendeve të akomodimit si  kampingje, apartamente me gjera, shtypi-bujtina në zona të rhella etj.
Agroturizmi përfaqëson atë lloj turizmi që është i lidhur me fshatin, ku krahas veprimtarive argëtuese turistike zhvillohen edhe veprimtari të tjera karakteristike të zonës si korrje, vjelja e frutave, përgatitja e ushqimeve, ëmbëlsira të veçanta, punime artizanale etj.
Ato ndryshojnë sipas vendeve dhe brenda vendit, sipas rajoneve për nga karakteristikat e pritjes, shërbimeve te afruara, mjedisi, kushtet natyrore etj. Agroturizmi ose turizmi rural është motivi më tërheqës për lëvizjet, kryesisht të ish-fbanorëve të zonave të thella.
Ekoturizmi mund të gjeneroj në të vërtetë të ardhura të larta për ekonominë lokale e rajonale , të stimulojë shebenik10qëndrimin publik dhe atë zyrtar në drejtim të ruajtjes së mjedisit. Ekoturizmi kombinon kënaqësinë e zbulimit e të përjetimit të florës e faunës me mundësitë për të kontribuar në ruajtjen e tyre. Ai mund të përkufizohet si udhëtim në zonat natyrore të qeta dhe të pa ndotura, si një veprimtari njerëzore që respekton dhe shfrytëzon pasuritë natyrore dhe harmonizon njeriun me mjedisin, ku si objektiv kryesor i tij është studimi, admirimi, përjetimi i pamjeve dhe botës së gjallë si dhe të çdo manifestimi kulturor të pranishëm në këto zona.
Parqet natyrore, rezervatet e gjuetisë, peizazhet e mbrojtura etj, janë rajone ekoturistike që tërheqin vëmendjen e turistëve për vlerat rekreative, edukuese dhe estetike të tyre. Shërbimet bazë për zhvillimin ekoturizmit, për t’a bërë atë një faktor të rëndësishëm ekonomik të një rajoni, janë sigurimi i transportit dhe infrastruktura, ndërkohë që për kushtet e sistemimit dhe të ushqimit kërkesat mund të jenë shumë modeste kur flitet për zona të thella.
Për fat të mirë, ndërtimet në këto qendra turistike janë të kontrolluara dhe në harmoni të plotë me mjedisin për rreth. Qendrat turistike të ekoturizmit janë mjedise të mbrojtura, të cilat janë të vendosura në relieve dhe kushte klimaterike të ndryshme. Pyjet e bukura, kullotët alpine në Raduç, Kallkan, Visharica, Dragan, Mali i Letmit, Steblevë, Moglicë,Okshtun, Prodan, etj, janë mjaft tërheqës për ngulmime turistike apo dhe ekskursione. Por, ato duhet të zhvillohen si zona shebenik9turistike të mbrojtura në harmoni me natyrën.
Kjo është një zonë tepër interesante për turizmin natyror, por deri më sot nuk është e reklamuar sa duhet dhe më shpesh vizitohet  nga të ikurit e këtyre fshatrave dhe që vijnë e verojnë këtu. Por, për këtë destinacion mund të ketë interes edhe nga vizitorë të brendshëm, të huaj, të motivuar nga kurioziteti, natyra e bukur apo dhe biznesi për të shfrytëzuar burimet natyrore si vende relaksuese, ujërat e kristalta, bimësinë etj.
Të gjitha këto vende krijojnë një ansambël të pakrahasueshëm bukurish. Drurët janë të shumëllojshëm, ahe, pisha të zeza, lisa, bredha të bardhë, panja, vidh, etj. Ka gjithashtu bimë mjekësore të shumta si, boronica, qershi e egër (gjethe dhe kokërr), dëllinjë e zezë dhe e kuqe, lule balsami, aguliçe, rrënjë salepi, rrënjë sanzi, disa lloj tërfilesh, të cilat mblidhen nga banorë të zonës.
Në këto masive pyjesh jetojnë edhe shumë kafshë të egra si, ariu, derri i egër, ujku, dhelpra, kaprolli, lepuri etj Jetojnë edhe shumë shpendë të egra.
shebenik6Mbi të gjitha është klima e shëndetëshme dhe kurative për disa sëmundje. Këto perla të natyrës ofrojnë ajër të pastër, ujë të ftohtë mineral me veti të rralla kuruese, ofrojnë qetësi shpirtërore. Të gjitha këto pasuri natyrore, duhen futur në sistemin e menaxhimit turistik. Ky turizëm malor nuk kërkon shumë investim, vetëm pak promocion dhe infrastrukturë.
Në skaj të Shqipërisë verilindore ndodhet një vend i bukur, mrekulli e natyrës, që quhet Steblevë. Mijëra pushtues u turrën ta bënin të tyren dhe s’e bënë dot. Qindra tregtarë u turrën ta blenin dhe s’e blenë dot. Gojë më gojë ka ardhur emri dhe gojedhana: ”Moj e bukura Steblevë, me para s’të bleva dot”. Mrekulli të tillë si Stebleva nuk mund të shiten dhe të blihen, por duhen shfrytëzuar për turizëm.
Vende të tilla si, Fusha e Steblevës, Mali i Raduçit, Mali i Draganit, Liqeni i Draganit, Gështenjat e Egra, Çairet e Thata etj, janë perla të natyrës shqiptare. Këto pasuri natyrore janë një ftesë ndaj atyre që duan të kthehen në vendlindje për të investuar si dhe për pushtetin lokal administrative, shoqatat turistike, sigurisht dhe për ministrinë e Turizmit që ta njohi këtë zonë dhe të përgatise projekte konkrete për shfrytëzimin e saj turistik. /a.kehttp://www.ata.gov.al/shebenika-dhe-stebleva-bukurite-e-natyres-shqiptare-te-harruara-mes-malesh-391719.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate