
Kërkesat për zhvillimin e turizmit janë të panumërta dhe komplekse, megjithatë ndër më baziket konsiderohen

Kështu, gjendemi përballë një proporcioni jo të drejtë: nga njëra anë ekziston një mori ndërtimesh, por nga ana tjetër kapaciteti akomodues për turistët është i vogël.
Këtu mund të stimulohet ai që quhet “Turizmi familjar” ose “Guest House Tourism” siç njihet ndërkombëtarisht.
Turizmi familjar po shndërrohet në një prej formave më të pëlqyera për disa kategori turistësh që përbëjnë një numër të madh në tërësi. Në shumë vende të botës është investuar në këtë drejtim dhe tashmë turizmi familjar përfaqëson burimin kryesor të punësimit dhe të të ardhurave për tërësinë e familjeve që e praktikojnë. Edhe në Shqipëri, përgjatë viteve të fundit ka filluar të praktikohet turizmi familjar në pak zona, si për shembull Voskopoja, Dardha, Thethi, Valbona etj, por në shumë fshatra të tjera si këto, nuk mund të gjesh qoftë edhe një shtëpi të vetme të turizmit familjar.

Zhvillimi i turizmit familjar krijon një treg të leverdishëm për produktet bujqësore dhe blegtorale, si dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme të prodhimit të tyre, me qëllim prodhimin e produkteve organike, të parapëlqyera nga kategoria e turistëve që ndjek këtë lloj turizmi. Prodhimi i qëndrueshëm bujqësor ndër të tjera, në mënyrë të drejtpërdrejtë siguron mbrojtjen afatgjatë të mjediseve bujqësore dhe ujore nga ndotja dhe degradimi, rritjen e vlerës së produkteve, si dhe indirekt përmbush një prej direktivave europiane për uljen e përdorimit të produkteve fitosanitare në bujqësi. Më tej, zhvillimi i këtij lloj turizmi mund të ndikojë pozitivisht dhe në zhvillimin e sektorëve të tjerë, si artizanati dhe agro-industria, duke krijuar treg për këto produkte.
Zhvillimi i turizmit familjar krijon struktura akomoduese të gjithëhershme e të hapura dhe rrjedhimisht rrit mundësinë për zhvillimin e një turizmi gjithësezonal dhe zhvillimin e degëve të tjera, si atij kulturor, dimëror, sportiv, që mungojnë në vend, pasi fluksi turistik është kryesisht në muajt e verës.
Gjithashtu, kontakti i vazhdueshëm i familjarëve me turistët e huaj, krijon një mjedis të shkëmbimeve dhe eksperiencave ndërkulturore, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin kulturor e edukativ të tyre dhe të gjithë vendit në përgjithësi.
Turizmi familjar ka kosto relativisht shumë herë më të ulët zhvillimi dhe është relativisht i lehtë për t’u përhapur

Mund të themi se zhvillimi i turizmit familjar në vend përfaqëson një mundësi domethënëse për të siguruar një zinxhir përfitimesh afatgjatë, si rritja e vlerës së investimeve të deritanishme të qytetarëve në këto zona, gjenerimin e vendeve të qëndrueshme të punës, zhvillimin e mëtejshëm shoqëror të vendit, zbutjen e impakteve të industrisë së ndërtimit, si dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore e turistike në tërësi. Në një vend të hapur turistik si Shqipëria, turizmi familjarë kërkon vëmëndjen e vet, sepse strukturat organizative të pushtetit lokal janë akoma të pa konsoliduara, por që pirtet reagimi i shpejte i tyre. /a.kehttp://www.ata.gov.al/turizmi-nomad-dhe-problemet-shqiptare-per-ta-perballuar-ate-385474.html
Nessun commento:
Posta un commento