TIRANË, 2 Mars / ATSH.N.Lena/ – Liqeni i Ohrit, një dukuri natyrore me vlera të veçanta tektonike, natyrore, turistike dhe kulturore, kërkon një përkujdesje të veçantë nga strukturat shtetërore për menaxhimin dhe reklamimin e tij si një vlerë e rrallë në gjeografinë shqiptare.
Ëshë dukuria e vetme natyrore që ne e trashëgojmë në morinë e fenomeneve gjeologjike që kanë ndodhur në koren e tokës.
Në botë janë të rrallë liqenet që ngrihen në lartësi nga niveli i detit dhe shumë prej tyre janë nën mbrojtje të strukturave botërore siç është UNESCO, për vlerat natyrore dhe turistike që kanë.
Edhe liqeni i Ohrit, pjesa Maqedonase është nën mbrojtjen e UNESCO-s që prej vitit 1979. Dy të tretat e liqenit të Ohrit është i shkruar në listën e trashëgimisë botërore, pjesa shqiptare jo.
Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare, duhet të bëhet edhe ajo pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ashtu siç është pjesa maqedonase.
Më datën 7 Mars në Pogradec, do të mbahet një takim dy palësh me përfaqësues të palës maqedonase dhe asaj shqiptare për të dal me një propozim ku të kërkohet që edhe pjesa shqiptare të kalojë nën mbrojtjen e UNESCO-s si trashëgimi botërore e monumenteve natyrore.
Liqeni i Ohrit ose i Pogradecit është pika jonë turistike lindore më e frekuentuar gjatë sezonit veror.
Edhe kujdesi dhe investimi për këtë dhuratë të natyrës duhet të jetë maksimal në mirmenaxhimin dhe reklamimin e tij.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/shqiperi-maqedoni-takim-per-mbrojtjen-e-liqenit-te-ohrit-nga-unesco-381769.html
Nessun commento:
Posta un commento