
Specialistët e kësaj agjencie tregojnë për punën e realizuar mbi planin e menaxhimit të këtij projekti që së shpejti pritet të miratohet nga ministria përkatese. Për specialistët, ndërtimi i HEC paraqet një ndër problematikat më shqetësuese që konstatohet në territorin që do të përfshijë Parku Kombetar i Alpeve. Krijimi i këtij parku, i cili do të jetë më i madhi në vend, pasi shtrihet nga Vermoshi në Valbonë, është me rëndesi të veçantë sepse do të shërbejë si bazë për krijimin e zonës së parë të mbrojtur ndërkufitare me Malin e Zi dhe Kosovën. Ndërkohë, Parku Kombetar i Alpeve përfshinë edhe 2 parqet kombetare ekzistuese, atë të Thethit dhe Luginës së Valbonës. /a.kehttp://www.ata.gov.al/projekt-menaxhimi-per-parkun-e-alpeve-391116.html
Nessun commento:
Posta un commento