TIRANË, 12 Mars / ATSH / – Në prag sezonit te ri turistik veror, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka shtuar aktivitetin e saj në përgatitjet dhe prezantimin e bregdetit turistik shqiptar në rrjetet guidatore botërore. Duke diskutuar me grupet e interesit guidat turistike, specialistë të bregdetit, drejtues të kësaj Agjencie shkembejne ide dhe debate mbi mënyrën e zhvillimit të zonave bregdetare dhe rurale.
Një nga problemet që shqetëson këtë administratë është ai se çfare e bën turizmin tonë të veçantë në rajon dhe a është zhvillimi i deritanishëm ai që i duhet zonave të Jugut.
Në diskutimin e fundit ishin të pranishëm dhe specialistë të bregdetit nga Holanda, të mbeshtetur nga ambasada holandeze, te cilet janë të interesuar për të sjelle pushues nga vendi i tyre në brigjet tona.
Po ashtu, dejtori Auron Tare ka prezantuar edhe turistin e parë të udhëtimit me biçikletë që mbërrin në Shqipëri për vitin 2016. Ai është një student i quajtur Ugo dhe që ka vendosur të njihet me vendin tonë nëpërmjet përshkrimit të tij vetëm me biçikletë. /a.ke/
http://www.ata.gov.al/agjencia-kombetare-e-bregdetit-nis-pergatitjet-per-sezonin-e-ri-veror-386304.html
Nessun commento:
Posta un commento