TIRANË, 18 Mars / ATSH / – Tour Radar ka përzgjedhur muajin gusht të këtij viti për të shpalosur për të gjithë turistët e interesuar se cilat janë tre aventurat kryesore që mund të kryejnë ata në Shqipëri.
Të ndarë me paketat specifike, numri një renditet turi i ngjitjes ose i ecjes në Valbonë. Sipas faqes së njohur, nëpërmjet një udhëtimi të tillë vizitohen dy shtete, përfshirë edhe Kosovën, pasi një ndalesë do të behet në Prizren. Ky tur zgjat 6 ditë.
Një tjetër tur i marketuar, po në kuadër të ofrimit të turizmit të aventurës, është ngjitja në malin e Kelmendit. Turi zgjat 8 ditë, përfshin edhe 6 pika të tjera turistike në vend.
I treti destinacion që Tour Radar ofron për të gjithë të pasionuarit e turizmit të natyrës është Thethi, për të cilin shkruan: “Shijoni Thethin me të gjithë shkëlqimin e tij”. Kjo shëtitje turistike zgjat 8 ditë, përfshire edhe vizitën në Tiranë, Shkodër dhe Lezhe. /a.kehttp://www.ata.gov.al/tre-destinacionet-turistike-qe-tour-radar-reklamon-per-shqiperine-388622.html

Nessun commento:
Posta un commento