09 marzo 2016

“Shtegu i Goricës”, promovohet nga të rinjtë si destinacion turistik në Berat

Posted on 09:55 - 6 March 2016 by Almarina Gegvataj in Ekonomi, Biznes dhe Finance, Kryesor, Lajme Nga Vendi, Turizem

beratBERAT, 6 Mars/ATSH/- “Shtegu i Goricës” sygjerohet si një tjetër destinacion me vlera kulturore dhe natyrore në qytetin e Beratit.

Shtegu i cili ndodhet mbi lagjen “Goricë”, në kodrën e saj, dhe pamja që shfaqet në ngjitje të tij është e mrekullueshme, u promovua së fundmi nga një grup të rinjsh pranë Qendrës Rinore Berat.

Rritja e kërkesave të vizitorëve për intenerare natyrore të reja, ka bërë që shtegu të vendoset në guidat që i ofrohet vizitorëve.

“Ne kemi hapur shtegun, kemi vendosur një hartë me të dhënat  për turistët do ta vizitojnë, produktet që do të gjejnë gjatë shtegut, panele me informacione për shtegun,  florën dhe faunën, lumin, tabela për të mbrojtur natyrën dhe çdo informacion tjetër që do t’u vlejë vizitorëve”, tha Marius Qykyku, specialist i Turizmit dhe Artit në Bashkinë e Beratit.

Në këtë shteg që ka një gjelbërim të kënaqshëm e ajër të pastër,  ndodhen dhe rrënojat e Kalasë së Goricës, të cilat datojnë që në gjysmën e parë të shekullit të III-të. Guida për gjatë shtegut të Goricës zgjat një orë e 30 minuta ecje në natyrë, ku vizitorët mund të shijojnë pamjen e mrekulleshme që shfaqet.

Dy ditë më parë, Komiteti Ndërkombëtar Konsultativ i UNESCO-s i përbërë nga shumë ekspertë të botës ka regjistruar në Lijiang të Kinës “Dy Kodikët e Beratit” në regjistrin më të rëndësishëm të saj, në atë të “Kujtesës së Botës (“Memoire du Monde”) si vlera unikale të njerëzimit dhe që mbrohen tashmë nga UNESCO.kodik

Dy kodikët e Beratit, Beratinus 1 dhe Beratinus 2 janë regjistruar, krahas dhe dokumenteve të tjerë më të rrallë dhe vlerave kulturore të papërsëritëshme të vendeve të tjera të botës. Regjistrimi i dy Kodikëve të famshëm të Beratit është padyshim një nxitje për ti propozuar UNESCO-s vlera të tjera që duhen regjistruar në fondin e artë të saj.

Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial me peshë për turizmin.

berat1Berati është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Dy çekanë guri të zbuluar gjatë kërkimeve arkeologjike dhe që i përkasin fundit të periudhës së bakrit vërtetojnë se qyteti ka qenë i banuar gjatë shek. XXVI – XVIII para Krishtit. Edhe gjetjet arkeologjike të shek. VII para Krishtit të çojnë në përfundimin se ngulmimi në atë kohë ishte një qendër ekonomike dhe tregtare.

Berati, i shpallur qytet-muze në vitin 1961, trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Në datën 8 Korrik të vitit 2008 Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane.

Në Kalanë e Beratit dhe në dy lagjet Historike gjenden monumente fetare myslimane dhe Krishtere. Dikur në Kala kanë ekzistuar 42 kisha ndërsa sot ruhen vetëm 8.berat2

Më të hershmet i përkasin kryesisht shekujve të XIII dhe XIV. Ndërsa banesat në përgjithësi i përkasin shekujve të XVIII dhe XIX. Berati u shpall dhe të treja këto lagje janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Qyteti është i njohur për trashëgimine e tij kulturore,arkitekturën historike dhe bukurinë natyrore dhe njihet si ‘’qyteti i një mbi një dritareve ‘’ për shkak të numrit të madh të dritareve të shtëpive të vjetra që shikojnë mbi qytet.

/a.g/    

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate