
Në shpatet e thepisura në rrjedhën e tij, gjenden shumë shpella karstike që janë të vizitueshme nga natyralistët dhe aventurierët e ngjitjeve sportive.
Kjo rrjedh lumore gjendet në zonën e Gramshit dhe mungesa e zhvillimit të infrastrukturës rrugore e mbanë të izoluar këtë atraksion turistik tepër interesant në qendrën gjeografike shqiptare.

Veç lumit me kanionet e mrekullueshëm të tij, në shpatet malore të kësaj zone, gjenden pyje me drurë të rrallë si panja, bredhi, pisha si dhe mjaft specie të rralla kafshësh dhe shpendësh.
Këto pyje janë dhe habitati i ariut të murrmë, një specie gati në zhdukje prej gjuetisë së paligjshme që ushtrohet akoma.
Një investim në fushën e turizmit në infrastrukturën dhe rrjetin rrugorë të kësaj zone, veç të tjerash do të sillte dhe një zhvillim të përhershëm ekonomik, jo vetëm nga turizmi por edhe atë bujqësorë e blegtoral.
Pushteti lokal dhe shoqëritë turistike duhet ta shohin me përparësi këtë atraksion turistik dhe të nisin investimet në hoteleri, kampingje, bujtina dhe ta reklamojnë në rrjetet sociale dhe ato mediatike.

Kjo zonë dhe kjo rrjedhë lumore është një e atraksion turistik për pasionantët e natyrës dhe aventurës.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/kanionet-e-holtes-atraksioni-turistik-i-raftingut-i-pa-zbuluar-akoma-390676.html
Nessun commento:
Posta un commento