01 marzo 2016

Borshi, mes mrekullisë së natyrës dhe turizmit familjar


  • borshi.jpg
  • borshi1.jpg
  • borshi2.jpg
  • borshi3.jpg
  • borshi4.jpg
  • borshi5.jpg
  • vorshi.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
borshi5TIRANË, 29 Shkurt /ATSH-Nikolla Lena / – Sapo kapërcen Qafën e Thanasit në Melqinja, befas të shfaqet një pamje magjike me një det të pafund, Borshi.
Para se të shfaqet deti dhe bukuria e tij, në fillim shfaqet fshati me shtëpitë e bukura por edhe disa rrënoja kujtime të një kohe të shkuar.
Kur isha i ri kam bërë dy aksione në vitet 70-të në këtë zonë dhe pikërisht në këtë fshat. Isha student në Akademinë e Arteve në atë kohë dhe aksionet i bënim në ato vende që kishte nevojë për punë.
Fshatrat që shtrihen në këtë vijë të Jonit, janë vërtet të bukur dhe të lakmuar për turistët ditorë edhe në periudhë dimri. Në Borsh qëndroj patjetër, pi një kafe te lokali në anë të rrugës me shatërvanin e ujit që qetë zbret poshtë këmbëve tona dhe përballë shtrihet deti, shtëpitë, sigurisht dhe rrënojat e kapanoneve ku flinin dhe jetonin aksionistët.
Vetëm brezaret me ullinj e portokalle janë dëmtuar e lënë në mëshir të fatit. Të vjen keq për këtë pasi vërtetë ka qenë një mrekulli në natyrë. Oresti, një miku im, tashmë një burr i pjekur dhe që e njeh shumë mirë historinë e fshatit të tij, fillon të më rrëfejë për historinë e Borshit.
Rruga Hyrese ne Plazhin e BorshitFakte konkrete historike për këtë fshat nuk ka ende por një dokumentim i tërthorte flet për Ndoni Borshin i cili përmendet më 1478 në një dokument të seminarit ortodoks të Palermos në Siçili, si një arhond i jugut që kishte emigruar si pasojë e pushtimit të pronave të tij nga osmanët.
Fshati u braktis pas shkatërrimit barbar që i bëri ushtria greke në vitin 1914. Fshati mund të ketë pasur mbi 600 shtëpi në atë kohë.
Nën kështjellën e Sopotit nën këmbët e malit të Picakut shihet lumi që del fshehurazi nga pylli dhe ndalon në deltën në buzë të detit.
Bregu i detit i Borshit, të fton qoftë edhe për një ditë të çlodhesh pranë ujërave të kaltra, në rërën e ngrohtë apo nën hijen e tendave ekzotike të ngritura nga banorët vendas të cilat harmonizohen bukur me natyrën.
Vija e bardhë bregdetare duket e pafundme, me kilometra të tëra deri ku arrin syri. Male, fushë dhe det ! Si një oaz i pakrahasueshëm klimatik dhe njëkohësisht origjinal. Më poshtë shtrihen dhe disa plazhe të tjera që shtrihen deri në Bunec, një tjetër pikë turistike e lakmuar nga turistët për natyrën e bukur por dhe për historikun e tij.
Aty ka dhe një kishë që e bën dhe më interesant këtë lugin të vogël të bonecit.
borshi2Në Borsh nuk gjen hotele të mëdha dhe ndoshta kjo përbën një përparësi.
Por në Borsh mund të gjesh bujtina-shtëpi me një komoditet mjaftë të mirë, ku mund të pushosh disa ditë. Mikpritja është një tjetër anë pozitive e borshjotëve.
Turisti apo kalimtari gjen një komunikim të ngrohtë dhe të kulturuar. Kulinaria specifike është një tjetër ftesë që të bën të qëndrosh qoftë edhe për disa orë në Borshin e bukur.
Borshi nuk ka vetëm natyrën e bukur, detin, qiellin, gjelbërimin por edhe shumë objekte kulturore dhe historike që tregojnë për hershmërinë e banorëve të kësaj zone.
Kështjella e Sopotit është një nga objektet kulturore të Borshit që gjendet në majën e kodrës së quajtur Kala. Pozicioni i kodrës, lejon lundrimin pa pengesa të një pamjeje të pakufizuar dhe njëkohësisht kontrollin e kalimeve Sarandë-Kuç-Vlorë. Pozicioni i përshtatshëm gjeografik me ujërat e shumta ka favorizuar banimin e kësaj treve që nga lashtësia. Kalaja e famshme përmendet nga burimet bizantine dhe venedikase. Ajo përbën në fakt, një pikëmburojë të epokës helenistike dhe bizantine në një lartësi 250 m dhe distancë nga deti rreth 3 km.
Në pjesën perëndimore të kodrës së Kalasë, në pjesën e brendshme që konsiderohet si vend-ndodhja e një qyteti antik, ruhen pjesë të një muri rrethues prehistorik. Në pjesën e brendshme të themeleve u gjenden mbetje trupore borshi1njerëzish (eshtra) që datohen se i takojnë epokës së vonë të bakrit.
Sipas gërmimeve dhe studimeve arkeologjike gjetjet arkeologjike, kocka dhe enë qeramike i takojnë shekulli të IV-III para Krishtit. Arkeologu i njohur Jano Koçi, duke u bazuar tek autorët antike Plini dhe Straboni si dhe vendvendosjen e mureve dhe rrënojave të një qëndre të banuar në një sipërfaqe rreth 50 hektarë dhe lumin që e gjarpëron atë (një shpjegim greqisht i fjalës meandria) ka hedhur hipotezën se pikërisht këtu ishte ngritur qyteti i vjetër grek i quajtur Meandria.
Një vendbanim i lashtë është gjetur gjithashtu në vendin e quajtur Musga.
Pra, në Borsh udhëtari do gjeje atë që kërkon: legjenda, histori, natyë dhe privatizëm për atë që është i lodhur nga zonat e zhurmëshme urbane dhe ka vendosur të harrojë për pak kohë ekzistencën e pjesës tjetër të botës.
Sezoni turistik është në prag dhe ato punë që kanë mbetur akoma pa u kryer si mirëmbajtja e rrugëve, shtrimi dhe rregullimi i tyre, kanalizimet, pastrimi i plazheve publike dhe private duhet të fillojnë menjëherë nga institucionet përkatëse. Koha ecën shpejtë dhe pushuesit kërkojnë një një ambient dhe kulturë shërbimi bashkëkohore.
Kyborshi3është Borshi që të detyron të ndalesh të paktën për një kafe nën rrepet shekullorë që gurgullojnë nga ujrat që rrjedhin nën këmbët e tyre.
Përgatitjet për sezonin verorë ndiheshin edhe në Borsh, sistemime rrugësh, shtëpishë dhe ambiente të tjera akomodimi.
Destinacioni për atë ditë ishte Saranda, mbretëresha e turizmit shqiptarë dhe nuk doja të vonohesha më shumë drejt saj.
Por nga Borshi në Sarandë, ka dhe shumë plazhe dhe vende të tjera turistike që presin për tu vizituar.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/borshi-mes-mrekullise-se-natyres-dhe-turizmit-familjar-380774.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate