23 marzo 2016

Blogu “One Week Adventures” promovon Shqipërinë si një destinacion të turizmit evropian per 2016

sara1TIRANË, 23 Mars / ATSH /.- “E fshehur tej në një cep të Europës, Shqipëria është destinacioni i ardhshëm për të gjithë udhëtarët”, shkruan blogu “One Week Adventures” për Shqipërinë turistike. Nëse keni një javë për të shpenzuar, ju s’duhet të humbisni këtë shtet.
Dhe ka 3 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë, shkruan autori gjerman:
– Është i përballueshëm: Akomodimi, të ngrënit, transporti. “ Shqipëria jep më shumë monedha për dollarin/euron tuaj, se çdo shtet europian”.
– Kontraste mbresëlënëse: Nga plazhe të mahnitshme, në peizazhe malesh tejet të bukur, si dhe qytete të vjetër të mbrojtur nga Unesco. “Shqipëria i ka të gjitha”.
– Njerëz miqësor: Pavarësisht dekadave të regjimit komunist me rregullat e tyre, shqiptarët nuk e kanë humbur mikëpritjen e tyre edhe pse kanë qendruar të izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Blogu ofron këto destinacione nga vendi ynë:
Tirana: Të eksplorosh kryeqytetin e Shqipërisë është një “detyrim” për udhëtarët. Tirana ka kafe të bukura, kulturësara2interesante, histori të pasur.
Durrës: Një ikje perfekte nga zhurma e kryeqytetit. Është një qytet bregdetar, pamjen që shijon nga brigjet e Adriatikut nuk e gjen më mirë se sa aty. Nga ana tjetër, ka një nga amfiteatrot më të mëdhenj dhe të vjetër në Ballkan.
Berat: Një nga atraksionet më tradicionale për shkak të një qyteti të gjithin në gurë (ngjashmëri me një tjetër qytet në Shqipëri: Gjirokastrën). Të dyja qytetet kanë pamje të bukur, të lashtë dhe kala shumë-vjeçare.
Saranda: Një tjetër qytet bregdetar, por kësaj here me brigjet e detit Jon. Plazhet janë “të papara”. Sidomos në fshatrat me brigje të virgjëra./monitor//m.mhttp://www.ata.gov.al/blogu-one-week-adventures-promovon-shqiperine-si-nje-destinacion-te-turizmit-evropian-390813.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate