12 maggio 2016

Liqeni i Prespës përgatitet të presë pushuesit stinorë 2016

prespaTIRANË, 11 Maj / ATSH /.- Përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur edhe në Prespën e largët me liqenin e saj karakteristik.
Liqeni i Prespës është një liqen malor dhe shtrihet midis tri shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Veç burimeve të tjera natyrore që sjell ky liqen si një ekuilbrues i klimës së zonës dhe peshkut të tij të shijshëm, në verë ai grumbullon dhe mjaft pushues nga zonat rreth tij.
Freskia e ujërave të liqenit, pasuria kulturore me vende kulti dhe historike, ishujt piktoreskë, gastronomia vendase si dhe mikëpritja bëjnë që ky vend të jetë mjaft i vizitueshëm nga turistë ditor ose disaditorë. Me fillimin e sezonit turistik, administrata e pushtetit lokal në Prespë, ka nisur pastrimin dhe sistemimin e vendeve ku bëhet plazh në këtë liqen. Për këtë mbarëvajtjeje ka ndihmuar edhe  AdZM e Korçës, dhe puna ka nisur në vendin e quajtur “Plazhi” në fshatin turistik Zaroshkë./m.m/http://www.ata.gov.al/liqeni-i-prespes-pergatitet-te-prese-pushuesit-stinore/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate