18 maggio 2016

Përfundon turi i kajakistëve “Mbro zemrën blu të Evropës” në lumin Vjosë



RaftingTIRANË, 18 Maj / ATSH-N.Lena / – Sot kajakërs nga e gjithë Evropa nën siglën “Mbro zemrën blu të Evropës”, që sot përfundojnë lundrimin në lumin Vjosa, do të protestojnë së bashku me parlamentarët shqiptarë, anëtarë të parlamentit të BE, banorë të luginës së Vjosës si dhe ruajtësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë të natyrës për mbrojtjen e Vjosës dhe kundër ndërtimit të digave në të.
Në këtë event të quajtur “Eventi i flotilës” pjesëmarrësit – disa prej tyre me varka – do të grupohen rreth mesazhit për Kryeministrin Edi Rama në brigjet e lumit të egër. Aktiviteti do të mbahet në afërsi të qytetit të Tepelenës.
Ky aktivitet është pjesë e Turit Ballkanik të Lumenjve: për rreth 35 ditë, kajakërs nga vende të ndryshme vozitën në lumenjtë më mahnitës dhe më të rrezikuar në Ballkan. Ky aktivitet ka nisur më 16 Prill në Slloveni.
Në 20 Maj, Turi Ballkanik i Lumenjve do të përfundojë me dorëzimin e “peticionit në kajak” për Kryeministrin Edi Rama. Gjatë gjithë turit, janë mbledhur firma kundër shkatërrimit të Vjosës dhe për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës. Të gjithë pedaluesit do të jenë prezent me kajakët e tyre në protestën e Tiranës.aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Vjosa është lumi i fundit i madh i egër në Evropë. Në rrjedhën e tij prej rreth 270 km ai rrjedh i lirë dhe pa pengesa. Qeveria shqiptare sapo ka dhënë një koncesion për ndërtimin e një HEC-i të madh te  një kompani turke, në kundërshtim me rekomandimet e BE dhe kërkesat e banorëve dhe organizatave mjedisore.
/a.g/

Turi i lumenjve të Ballkanit mbërrin në luginën e Vjosës

vjosaTIRANË, 16 Maj / ATSH-N.Lena/ – Kajakistë dhe admirues të natyrës nga e gjithë Evropa, që  janë nisur 26 ditë më parë nga Sllovenia, kanë mbërritur në rrjedhën e Vjosës. Ata kanë përshkruar mbi 17 lumenj në vende të ndryshme të Ballkanit, për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e ruajtjes së këtyre perlave natyrore me biodiversitetin dhe peizazhin që ato ofrojnë.
Vjosa buron në veriperëndim të Greqisë në Epir dhe derdhet në Shqipëri në Detin Adriatik. Në Antikitet Vjosa njihej me emrin Anio.
Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës. Rrjedha e tij vazhdon në drejtim të veriperëndimit për në Shqipëri. Lumi ka një gjatësi prej rreth 272 km, prej të cilave 80 km në territorin e Greqisë, kurse rreth 192 km brenda territorit të Shqipërisë.
Lumi Vjosa, rrjedha e të cilit përshkon jugun e Shqipërisë, është dhe kufiri ndarës natyror midis rrethit të Fierit dhe rrethit të Vlorës. Ai është një lum i lundrueshëm, pasi  rrjedh kryesisht në zona fushore.
Në zonën e  Konicës lumi e kalon kufirin greko-shqiptar dhe rrjedh në një reliev të thyer malor ku formon kanione,guva shpella të shumta që janë të lakmueshme për pasionantët e sporteve ujore.vjosa1
Vet rrjedha e këtij lumi, krijon një peizazh të bukur natyror e turistik. Gjatë rrjedhës ka mjaft burime ujore dhe vend me pellgje ku uji i tyre përdoret si burim kurativ.
Në largësinë rreth 3 km nga qyteti i Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, që funksionojnë si pikë turistike. Peizazhi i drurëve pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike. Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Uji i Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë. Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazëvendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreative për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.
Vjosa është quajtur si i vetmi lum i egër në Ballkan dhe për këtë arsye është kërkuar nga ambientalistët që të mbetet i paprekur dhe jashtë projekteve të ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e tij. Edhe ky demonstrim sportiv i këtyre ditëve ka për qëllim sensibilizimin që lumi Vjosa të mbetet natyral. Turi sensibilizues do të zgjasë deri në datën 18 maj./m.m/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate