TIRANË, 25 Maj / ATSH-N.Lena/. – Regata italiane ka zhvilluar këtë fundjavë gara në ishullin e Sazanit. Koncepti i ruajtjes dhe promovimit të këtij ishulli historik po jep frytet e tij.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe “Banda Adriatika”, e cila realizoi klipin e albumit në qytetin e Vlorës, shkolla artistike “Naim Frasheri” me një konkurs pikture me temë “Bregdeti i Vlorës”.
Në aktivitetin e organizuar për këtë event fillimisht folën organizuesit për prezantimin e regatës. Më pas u vijua me ndarjen e çmimeve të konkursit të pikturës ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollës artistike Vlorë (pikturat fituese u blen nga organizata “Il mare che unisce”, ndërsa muzika nga Banda Adriatika dhe nxënësit e shkollës artistike. Gjithashtu, gjatë aktivitetit kishte një banket të përgatitur nga studentët e shkollës së tregtisë, kursi i kuzhinës. Në përfundim u prezantuan velierët pjesëmarrës, të cilët ishin 10 nga 22 që do të vinin fillimisht, dhe u komunikua gara që u realizua në brigjet e Sazanit.
“Jemi të kënaqur që koncepti i ruajtjes dhe promovimit të këtij ishulli historik po jep frytet e tij”, u shpreh drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, institucioni i cili është administratori turistik i ishullit. /m.m/
Nessun commento:
Posta un commento