TIRANE, 19 Maj/ATSH/- Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik i preferuar për qytetarët ukrainas. Mesditën e së enjtes në aeroportin ‘Nënë Tereza’ u ul avioni i parë charter për këtë sezon me 80 turistë ukrainas të nisur nga aeroporti Borispol në Kiev. Sipas agjencisë turistike’ e cila po sjell turistë nga Ukraina, deri më datë 22 shtator charterat do të fluturojnë çdo dy javë duke sjellë nga 160 turistë për çdo fluturim gjatë pikut të sezonit nga qytetet Kiev, Kharvov dhe Lviv.
Për ti uruar mirëseardhjen dhe falenderuar që zgjodhën të pushojnë në Shqipëri në areportin ‘Nënë Tereza’ doli zëvëndësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici .
“Është një fillim i mbarë për sezonin turistik në Shqipëri. Heqja e vizave ka mundësuar ardhjen e sa më shumë turistëve. Ky është charteri i parë me ukrainas, por sipas informacioneve nga agjencitë turistike dhe operatorëve do të ketë edhe në vijim chartera të tjerë. Do të kemi një numër mbreslënës të turistëve që ne do ti mirëpresim në Shqipëri për të shijuar bukuritë, cilësinë e shërbimit turistik, si dhe produktet turistike të cilat janë të diversifikuara dhe të shumëllojshme. Jo vetëm me chartera, por do të ketë një numër turistësh të konsiderueshëm edhe me kroçera në të gjitha portet e vendit. Ne jemi në mbështetje të promovimit të sektorit të turizmit dhe zhvillimit të këtij sektori, me një rritje sa më të lartë të mundshme të numrit të tyre”, u shpreh ajo.
Tatiana Bajraktari drejtore e agjencisë turistike “Aler Travel” shpjegoi itinerarin që do të ndjek ky grup turistësh. “Një pjesë do të shkojë për të pushuar në plazhet e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Ksamilit. Pjesa tjetër do të shëtisë gjithë Shqipërinë, një tur eskursionesh ku ata do të shikojnë rreth 70% të Shqipërisë për njëmbëdhjetë ditë që do të qëndrojnë këtu”, tha ajo./a.gjonaj/ /a.g/
Nessun commento:
Posta un commento