
Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi zhvillimin që ka ky qytet, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe angazhimin për ta zhvilluar më tej.
Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Shera, vuri në dukje punën e realizuar nga MZHETTS dhe AKT për promovimin e këtij qyteti si destinacion turistik dhe rritjen e numrit të turistëve.
Gjatë këtij aktiviteti u perurua edhe Zyra e Informacionit Turistik. Në stendën e AKT pati një interesim të lartë jo vetëm nga qytetarët vendas, por edhe nga turistët e huaj pjesëmarrës në këtë aktivitet. /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento