TIRANË, 29 Prill / ATSH-N.Lena / – Një nga mrekullite që mund të shfrytëzohet për turizëm natyror dhe mjedisor është Bredhi i Hotovës. Kjo zone ka statusin e parkut kombëtar dhe ndodhet në jug të Shqipërisë, pak kilometra nga qyteti i Përmetit dhe mund të cilësohet si mushkeria natyrore e Shqipërisë Jugore.
Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga bredhi, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora, por dhe në verë ku mund të shijosh freskinë dhe natyrën e tij të bukur.
Prej disa vitesh ai është kthyer në një vend pelegrinazhi turistik, ku dallohen aventurierët e malit dhe të natyrës. .
Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti. Aty nuk ka lokale, prandaj ushqimin duhet ta marrësh me vete ose ta porositësh më parë në fshatrat përreth tij. Ndërsa për ujin e pijshëm nuk është problem, pasi në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë. Fshatrat aty prane shërbejnë edhe si bujtina për vizitorët që kërkojnë të kalojnë një natë aventureske në këtë mjedis natyror, ku menunë e parë e ze mishi I kecit në hell. Produktet e zonës janë bio dhe të shijshme për një guide turistike ditore ose më shumë.
Ky brez perbën një ofertë për zhvillimin e turizmit malor në këto zona, duke sjell edhe një zhvillim ekonomik kur popullsia në mungesën e një zhvillimi infrastrukturor, detyrohet të migroje në shtetin fqinj ne Greqi. /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento