TIRANË, 20 Maj / ATSH / – Në vazhdim të javës së çeljes së sezonit të ri turistik në qytetin e Vlorës, ka pasur mjaft aktivitete artistike e kulturore. Nderkohe, po behen përgatitjet e fundit në infrastruktuën sinjalistike që do të ndihmoje pushuesit e ardhshëm. Një ndër to ishte edhe instalimi dhe vënia në funksion e sistemit të ndriçimit të rruges “Transballkanike”, që e bëjnë edhe më të plotë projektin e këtij segmenti dhe modernizimin e tij, për të cilin po punohet hap pas hapi.
Ka disa ditë që në këtë rrugë janë ndezur dritat që kanë krijuar një atmosferë gati festive për qytetin dhe qytetarët.
Ka disa ditë që në këtë rrugë janë ndezur dritat që kanë krijuar një atmosferë gati festive për qytetin dhe qytetarët.
Vlora mbetet qyteti qëndër në pritjen dhe akomodimin e pushuesve verorë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare si dhe mjaftë turist të huaj. Me shtrirjen e saj në gjithë gjeografinë bregdetare të Jonit, ajo krijon mundësinë për të ushtruar edhe sportet e ujit dhe aventurat që rrjedhin prej tij. /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento