TIRANË, 23 Maj / ATSH.N.Lena/ – Raftingut shqiptarë i shtohet dhe një lum tjetër, ai i Shkumbinit. Ky lum po preferohet gjithnjë e më shumë nga turistët e huaj për rafting.
Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është rreth180 km.
Shkumbini mer vlera të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Lumi Shkumbin kolon neper krahinën e Mokrës ne rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri te rralle me katarakte, shpella, plazhe te vogla, etj. Përgjatë lumit ne krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende te përshtatshme për peshkim dhe vende te tjera piktoreske që mund te vizitohen nga turistët e natyrës dhe ata të aventurës, si Selca e Poshtme ne Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir te lashte, ura e Golikut ne fshatin Golik atje ku bashkohen tre dege te lumit Shkumbin.
Më pas Lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe atë të Elbasanit ku kalon shume pranë qytetit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Adriatik. Por në pjesën veriore të tij,shtrati kalon në formacione shkëmbore dhe ngushtohet mjaftë du shtuar kështu shpejtësinë e rrjedhës së tij. Pikërisht këto kanione të rrëpirta,janë zbuluar sëfundmi dhe po shfrytëzohen për kanotazh nga admiruesit e sporteve të ujit. Raftingu nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.
Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtoves. Shkumbini,zbulimi i fundit për të ushtruar raftingun.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/lumi-shkumbin-zbulimi-i-fundit-per-te-ushtruar-raftingun/
Nessun commento:
Posta un commento