30 maggio 2016

Rregullorja, 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra per kete sezon veror 2016



cadra
Nga: Ornela Manjani*

TIRANE-
 Bizneset që do të lidhin kontratë me Ministrinë e Ekonomisë për përdorimin e hapësirës së plazhit për periudhën 15 maj 30 shtator në 109 plazhe në të gjithë vendin duhet të plotësojnë një sërë standardesh. Qeveria ka miratuar kushtet që duhet të plotësojnë bizneset për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit. Rregullorja është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe përcakton kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacioneve të plazhit në të gjitha zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve e të lumenjve, të cilat janë identifikuar si zona të përshtatshme për plazhe, me qëllim ofrimin e kushteve të përshtatshme dhe të standardeve cilësore për pushuesit.
KRITERET 
Veprimtaria e stacionit të plazhit ushtrohet nga çdo person fizik apo juridik i përzgjedhur nga njësia e vetëqeverisjes vendore sipas kritereve të parashikuara në këtë rregullore, i cili lidh një kontratë qiraje për përdorimin e hapësirës së plazhit të vënë në dispozicion. Njësia e vetëqeverisjes vendore shqyrton kërkesat e ardhura nga subjektet private të interesuara për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke marrë parasysh kriteret:- Subjekti ka eksperiencë të mëparshme, plani i biznesit për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit dhe sigurisë së pushuesve.

SUBJEKTET QË LICENCOHEN 

Njësia e vetëqeverisjes vendore në dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, i jep përparësi sipas radhës: a) subjekteve që ushtrojnë një aktivitet të lidhur me shfrytëzimin e plazhit (strukturë akomoduese apo bar-restorant pranë hapësirës së plazhit që kërkohet ose veprimtari tjetër turistike në plazh); b) subjekteve fizike dhe juridike të tjera. HAPËSIRAT Përveçse kur zbatohen kritere të tjera të përcaktuara në legjislacionin për vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për projekte investuese në zonat me përparësi turizmin, hapësirat e plazhit të dhënë në përdorim për stacione plazhi nuk mund të jenë më të vogla se 200 m² dhe më të mëdha se 5 000 m².
(Shkrimin e plote sot në Gazeta Shqiptare)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate