29 maggio 2016

Jemi në muajin kur Përmeti duhet vizituar per bukurite pranverore 2016

  • permet-1.jpg
  • permet1-1.jpg
  • permet2-1.jpg
  • permet3-1.jpg
  • permet4.jpg
permet2TIRANË, 25 Maj /ATSH- N.Lena/ – Në zonën e Përmetit, ka mjaft vende piktoreske dhe argëtuese, që bëhen objekt vizitash nga turistë vendas dhe të huaj. Në muajt maj dhe qershor, në këtë qytet ka dhe mjaft aktivitete.
Në Përmet do të gjeni mikpritjen, gjelbërimin dhe atmosferën e një qyteti të qetë. Gjatë verës, në Përmet, vërtet nuk ka det, por ka mjaft plazhe gjatë rrjedhës së Vjosës.
Në restorantet brenda dhe jashtë qytetit, ka një  kuzhinë tepër të veçantë dhe një shërbim mbresëlënës. Veç gatimeve karakteristike të zarzavateve, për të cilat Përmeti është aq i përmendur, do të provoni ingjinarin e gatuar me vaj ulliri, mishin e kecit në hell, peshkun e shijshëm të Vjosës, etj. Gjithashtu do të shijoni verën dhe rakinë e famshme tradicionale, si dhe glikotë e mrekullueshme me të gjitha llojet e frutave.
Përmeti, qyteti i luleve, trëndafilave, këngëve, pastërtisë dhe qetësisë, (i njohur në antikitet me emrin “Tryfilia”, i banuar nga fise Ilire), njihet si qendër administrative që në shek. XV. Pazaret e tij të shumta dhe të pasura vizitoheshin nga shumë vende të tjera ballkanike. Sot, Përmeti përfaqësohet dhe me  “Gurin e Qytetit”, një masiv shkëmbor monumental befasues, që natyra i’a ka dhuruar bujarisht qytetit, për ta bërë atë krejt të veçantë.
Duke vizituar kishat, veçojmë kishën e Leusës (shek. XVIII), e cila shquhet për ikonostasin, afreskat, si dhe kishën e permet1Shën Marisë në Kosinë (shek.XII). Përmeti është vendlindja e shumë artistëve të mëdhenj të panteonit shqiptar si e vëllezërve Frashëri dhe e shumë personaliteteve të tjerë të shquar të politikës, shkencës, letrave, muzikës dhe arteve figurative, që kanë vënë themelet e kombit shqiptar. Në rrethin e Përmetit, gjendet dhe Frashëri malor, rreth 30 km larg qytetit. Rrugës për në Frashër,  do të kaloni përmes Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës, një panoramë e papërsëritshme midis bredhave dhe pishave të bukura. Këtu ofrohen mundësi për ecje në natyrë, kamping, etj.
Vende të tjera atraktive për shlodhje dhe turizëm janë ujërat termale të Bënjës dhe luginës së Lengaricës që është vetëm 3 km larg qytetit. Përmeti ka gjashtë burime natyrore të hapura ”outdoor”, të cilat janë kurativë për sëmundje të ndryshme. Temperatura e ujërave është 26-32 gradë C dhe këto të fundit kanë veti kurative në trajtimin e stomakut, lëkurës dhe reumatizmës. Këto ujëra burojnë nga kanionet e bukura të dy urave që i përkasin kohës së Ali Pashë Tepelenës: Ura e Kaikut dhe ajo e Dashit.
permetGjatë verës mund të bëhet dhe kanotazh ku shpesh varkat nisen që nga Greqia fqinje, buzë maleve të Pindit nga nis rrjedhën Vjosa dhe vazhdojnë poshtë deri në afërsi të Tepelenës. Ky ritual i përvitshëm, përsëritet edhe për dy veprimtari të tjera siç janë: ”Festivali Ndërkombëtar Multikulturor”, i cili zhvillohet në qershor dhe “Dita e verërave” që zhvillohet në muajin maj.
Gjatë këtij muaji zhvillohet edhe një takim kombëtar kushtuar figurave të shquara që kanë lindur në Frashër. Jemi pikërisht në kohën kur Përmeti duhet vizituar./m.m/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate