
Thuhet se emri i këtij fshati ёshtё trashёguar nga njё paraardhёs i banorёve qё quhej Seli, por kjo rrëfenjë shkon në kufijt e legjendës.
Drejtimi kryesor i ekonomisë ёshtё blegtoria. Mes fshatit kalon lumi Cem i Selcёs. Në këtë lum, gjatë muajve prill – maj, mund të zhvillohet rafting për aventurierë të sporteve të ujit. Gjatë rrugës së tij ky lum çan malet duke formuar kanionin e Gerrles (900 m i gjatë dhe 25 m i thellë), i cili shfaqet mes shtëpive, arave dhe vende- vende ngushtohet shumë. Ujvara e Slimës dhe sidomos Ujvara e Sllapit, janë kryevepra të natyrës, ku çdo vit në stinën e verës tërheqin vizitorë e turistë të shumtë.

Nga veprimtaria karstike janё formuar shumё shpella si, Shpella e Pogonicёs, Shpella e Gradёs, Shpella e Rrugёs, Shpella e Vllojakut, Shpella e Pajës, Shpella e Turçinit, etj. Në Selcë, në lagjen Pepaj, si rezultat i veprimtarisë erozive në disa shkëmbinj janё “gdhendur” lloj – lloj formash të veçanta. Këta shkëmbinj njihen me emrin “Karramanet”. Gjithashtu, shumё interesante janё ulluqet shkёmbore, Gërdhata e Vilёs dhe Jeshnicёs, burimet e ujit “Gurra e Zanёs”, me një legjendë që I shkon pas dhe vendasit ta rrëfejnë me interes e dashuri, ujёt e Kritё etj. Pasuri tjetёr natyrore ёshtё Bjeshka e Jeshnicёs, e cila pёrbёn njё nga qendrat mё tё mёdha blegtorale tё Alpeve Perёndimore. Në Selcë gjenden monumente të veçanta natyrore, si lëndina e Greçës, e mbuluar me lule shumëngjyrëshe dhe bimë mjekësore si, salepi, teukel, çaji i malit, etj. Në mes të kësaj lëndine është një tjetër monument natyre, ahu i Greçës.
Ky ah, gjithashtu është një vend i rëndësishëm historik për Shqipërinë, pasi këtu më 1911 u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i krerëve shqiptarë, të cilët nënshkruan memorandumin me 12 pika drejtuar Portёs sё Lartё. Vende

Në trungun e pemës së gjallë, pra që lulëzon, është i gdhendur trupi i Jezu Krishtit.

Në këtë fshat do të gjeni Bar-Kafe të vogla si dhe një rezervat trofte. Ndërsa për ata që duan të kalojnë aty një natë apo disa, ka bujtina të vogla të ngritura nga vendasit apo duke përdorur dhe shtëpitë e tyre. Rruga automobilistike për të arritur në Selcë nis nga Shkodra dhe është e asfaltuar. Mund të udhëtohet qetë dhe mirë.
Sezoni turistik ka nisur dhe për Selcën e largët… /a.ke/
Nessun commento:
Posta un commento