TIRANË, 19 Prill / ATSH / – Përpjekjet e Administratës së Zonave të Mbrojtura të Elbasanit për ta kthyer Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë në një atraksion të vërtetë turistik janë të dukshme.
Ata informojnë vazhdimisht qytetarët dhe të apasionuarit e lëvizjeve në natyrë, turistët e vëzhgimit dhe të aventurës që të vizitojnë këtë mrekulli natyrore.
Një destinacion për turistët e aventurës dhe spelologët është dhe monumenti i natyrës “Shpella Kosharishtit” që gjendet në këtë park. Po të nisesh nga qyteti i Librazhdit dhe të udhëtosh drejt saj, të duhen rreth 30 km rrugë automobilistike. Për të lehtësuar vizitën në këtë monument, sektori i menaxhimit ka hartuar një projekt për riparimin e rrugës ekzistuese dhe ndërtimit e një rruge këmbësore me gjatësi 120 metra, që do të shërbejë për vizitorët e shpellës. Kjo shpellë ka një historik të veçantë që ka mbërritur deri më sot nëpërmjet gojëdhënave. Miti dhe historia e bëjnë atë edhe më tërheqëse./m.mhttp://www.ata.gov.al/monumentet-e-natyres-ne-pyjet-e-librazhdit-edhe-si-atraksion-turistik/
Nessun commento:
Posta un commento