07 aprile 2016

Puka mes malesh,destinacion i lakmuar për turistët e aventurës

  • shpella-1.jpg
  • puka-1.jpg
  • puka1-1.jpg
  • puka3-1.jpg
  • shpella3-1.jpg
  • shpella4-1.jpg
  • shpella4-2.jpg
  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
shpella4TIRANË,7 Prill / TSH.N.Lena/ -Një nga vendet turistike mjaft tërheqëse per ata që admirojnë natyrën,sportet alpine, janë shpellat. Vendi ynë është mjaft i pasur me burime nëntokësore,f enomen natyror që krijon shpellat. Ato i gjen në të gjithë territorin por në veçanti në veri të vendit.  Një nga këto vende ku ato gjenden në gjendje të padëmtuara, janë lartësitë e Pukës.
Mbi të tatëpjetën “thikë” që zbret në brigjet e Liqenit të Komanit në Pukë, ndodhet një prej shpellave më të veçanta në Shqipëri, për sa i përket historisë së saj. Ndonëse vetëm 40 minuta larg nga qyteti verior i Pukës, Shpella e Kaurit , ishte thuajse e panjohur për banorët e zonës. Historia e saj e çuditshme, që zë fill në kohën e pushtimit  otoman e që lidhet me fenë, bëri që askush nga banorët e fshatit Buzhalë e të fshatrave të tjerë të Komunës së Qelzës të mos flisnin për të. Madje brezat e rinj në kohën e diktaturës, nuk e dinin se ekzistonte
Shpella e Kaurit
Më të moshuarit që kishin dëgjuar për këtë shpellë, nuk guxonin të flisnin për të. Ky vendstrehim natyror e që të mahnit me misteret e saj, u “zbulua” vetëm 7 vjet më parë. Më në fund banorët e trevës thyhen heshtjen e misterin që mbarte kjo shpellë, duke provuar të hynin në brendësi të saj e të shuanin kuriozitetin. Ndërsa këto vitet e fundit Shpella e “Kaurit” ka befasuar dhjetëra turistë të huaj, kryesisht ata amerikanë çek,gjermane dhe nga vende të tjera në veri të Europës. Ajo që habit të huajt, është fakti se në këtë shpellë, shekuj më parë, banorët katolikë të zonës turreshin të fshiheshin në labirintet e saj për t’i shpëtuar ndërrimit të fesë së tyre duke u kthyer në  myslimanë nga pushtuesit turq.shpella
Shpella e Kaurrit ,dikur e panjohur ,është një objekt  me vlera të rralla dhe  kohët e fundit ka ngjallur interesimin e shumë studiuesve,vizitorëve vendas e të huaj.
Biznesi i fundit që po bëhet si drejtues guidash turistike, ka bërë që edhe në qytetin e Pukës, të ketë organizator dhe udhëheqës specialiste, që drejtojnë turistët drejt vendeve më piktoreske dhe më të veçanta të krahinës së tyre dhe një nga destinacionet më kurioze është dhe shpella e Kauurrit. Të huajt shtangen nga pamja që ofron ky vendstrehim shekullor, por edhe me bukuritë e rralla të natyrës që të shoqërojnë deri në vendin ku ndodhet shpella. Për të mbërritur tek Shpella e Kaurrit, duhet të udhëtosh fillimisht me makinë e më pas me varkat e banorëve të zonës, me të cilat i afrohesh vendit ku gjendet ajo, në buzë të Liqenit të Komanit.  Banorët dhe gojëdhënat thonë se Shpella e Kaurit daton që para lindjes së Krishtit dhe ka pasur si funksion mbrojtjen e malësorëve nga okupatori turk që detyronte malësorët që të ndrronin fe. Që në hyrje të shpellës gjenden shumë gjurmë të krishterimit,me vizatimet murale, ndërsa nuk mungojnë edhe disa prej almisçeve (vegla dhe enë prej guri të përdorura nga banorët e zonës) që e vërtetojnë këtë.
puka1 “Sapo nis e tregon për shpellën, të huajt shfaqin menjëherë interes për ta vizituar atë. Në çastin që mbërrijnë para hyrjes së saj, turistët mbeten të mahnitur”, – shprehen disa prej shoqëruesve të vizitorëve kurioz që ngjiten drejt shpellës.  Për të shkuar në Shpellën e Kaurrit duhet të ngjitesh në një lartësi prej 10 metrash me litar nga bregu i Liqenit të Komanit. Banorët e zonës, duke e njohur mirë terrenin “kacavirren” pa përdorur litarët, pasi nuk kanë frikë se rrëzohen poshtë. Shpella ka një gjatësi prej 100 metrash.
Kjo shpellë që ka shërbyer për mbrojtjen e identitetit të shqiptarëve,të befason me stlagtitet dhe stalagmite e shumta por edhe me hapësirat e saja të pa pritura.. “Çdo gjë që shikon brenda shpellës të mahnit. Të duket vetja si në ëndërr. Të udhëtosh në mesin e stalagmiteve dhe stalagniteve që ngjajnë si copëza diamanti deri në ballkonin e shpellës është diçka e veçantë” shprehen turistët që kanë patur mundësinë të futen në të.  Veç shpellës pyjet e Pukës,ufrojnë shumë mundësi të tjera për turizmin e vëzhgimit,të mitologjisë dhe të aventurës. Puka futet te zonat e thella por jot ë pa arritëshme përsa I përket rilevimit turistik. Drejt saj mund të udhëtosh me agjencitë e shumta turistike që ofrojnë shërbime ditore ose disa ditorepuka3kundrejt një çmimi të arsyeshëm.
Veç natyrës së bukur, shpellave dhe kuriozitetit alpin, kjo zonë ofronë edhe një kulinari tepër tipike për zonën veriore. Shërbimi është i mirë dhe me çmim mjaftë të lirë. Po kështu një tjetër tërheqje turistike drej kësaj zone,ofron dhe etnografia. Veshjet,stili dhe arkitektura e ndërtesave-kulla është specifike dhe të mbushura me histori e gojëdhëna. Të udhëtosh drejt lartësive të Pukës,është një kuriuzitet dhe kënaqësi estetike.
/f.nhttp://www.ata.gov.al/puka-mes-maleshdestinacion-i-lakmuar-per-turistet-e-aventures/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate