18 aprile 2016

Gjirokastra, qyteti i parë që çel sezonin turistik 2016

gjiroTIRANË, 16 Prill / ATSH / – Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombëtare te Turizmit, Ardit Çollaku, mori pjesë në eventin e organizuar   në Bashkinë e Gjirokastrës për çeljen e sezonit turistik. Gjirokastra bëhet keshtu qyteti i parë që zyrtarizon hapjen e sezonit per te mirëpritur vizitorët e shumtë.
Gjirokastra si një qytet me mbrojtjen e lartë kulturore edhe arkeologjike të njohura nga UNESCO, sot është një nga pikat kryesore të zhvillimit të turizmit të vendit, duke ndikuar akoma edhe më shumë në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Agjencia Kombëtare e Turizmit, jo vetëm promovoi turizmin dhe e vlerat e qytetit të Gjirokastrës, por ishte një ndihmë për bashkinë e këtij qyteti dhe subjekteve vendore të interesuara për t’i dhënë gjithë përfaqësimin dhe mbështetjen e duhur, të domosdoshme për dinjitetin dhe vlerat qe ky qytet përfaqëson. AKT gjithashtu shpërndau një sërë materialesh promocionale si dhe broshura të ndryshme informative për qytetarët.
Atmosfera festive që shoqëroi këtë event u pasua edhe nga një tryezë e përbashkët me operatorët turistike. Në fjalën gjiro2e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKT-së,  Ardit Çollaku, vuri theksin në hapat konkrete që duhet të merren për koordinimin sa më të mirë mes sektorit publik dhe atij privat, si dhe kërkoi nga operatorët turistik dhe nga bashkia Gjirokastër një informacion të plotë dhe të detajuar mbi vendet turistike që mbulon ky qark.
Ai ftoi bashkinë e Gjirokastrës të bëhet pjesë e stendës së AKT-së në Panairin Ndërkombëtar të Shtutgartit në janarin e 2017 si dhe ofroi bashkëpunim maksimal për projekte të përbashkëta për rritjen e turizmit në Shqipëri. /a.kehttp://www.ata.gov.al/gjirokastra-qyteti-i-pare-qe-cel-sezonin-turistik/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate