
Aplikacioni është në tre gjuhë dhe orienton klientët se çfarë kuzhine dëshirojnë. Aplikacioni gjithashtu sheh menunë e restorantit dhe çmimet; informon ne bazë të rrezes ku ndodhesh; çfarë karakteristikash ka kënd lojrash, pishinë, hotel etj.; në çfarë zone pozicionohet; sherben si navigator deri ne destinacion. Gjithashtu, me anë të aplikacionit mud të rezervohet tavolina, mund të porositet shërbim kateringu etj.
Gjithashtu sot u prezantua edhe katalogu i bizneseve, për hotele, restorante, agjenci udhëtimi etj.

Malaj tha se, sfida e bizneseve është të arrijnë në kohën më të shkurtër dhe në mënyrën më të mirë tek tregjet poltenciale. Ndërsa shtoi ai, klientët përfitojnë nga cilësia e shumëllojshmërive të shërbimeve, përfitojnë nga reduktimi i kohës së nevojshme për ta arritur këtë shërbim dhe nga reduktimi i kostove. /gj.m/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/prezantohet-aplikacioni-per-restorantet-dhe-hotelet-ne-shqiperi/
Nessun commento:
Posta un commento