01 aprile 2016

Shqipëria do të përfshihet në paketën turistike ballkanike 2016

Turizmi Foto Flori AbaziTIRANE, 31 Mars/ATSH/-Agjencia Kombëtare e Turizmit, AKT, premton përfshirjen e Shqipërisë në paketën turistike ballkanike, si një shans për rritjen e numrit të turistëve që do të vizitojnë vendin tonë. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të zhvilluar të enjten në Tiranë nga AKT me operatorë turistikë si dhe përfaqësues të medias kroate.
Drejtori i Marketingut në AKT, Alborent Rama, tha se AKT ka nisur një sërë organizimesh të udhëtimeve  familjarizuese të mediave botërore, të kompanive e operatorëve turistik të vendeve të ndryshme të botës që kanë shfaqur interes të përfshijnë Shqipërinë në paketat turistike. Sipas tij, dhe organizimi i operatorëve turistikë kroatë e të mediave kroate është pikërisht për të kuptuar mundësinë që Shqipëria të përfshihet në paketat turistike dhe të bëhet një ndërthurje që edhe vendi ynë më së fundmi të përfshihet në paketat turistike dhe tu prezantohet e ofrohet turistëve nga vende të ndryshme të botës.
“Kjo është një mundësi që AKT po ofron për të gjithë për të njohur Shqipërinë e për të kuptuar vetë ata nga afër, duke prekur të gjithë territorin e duke kuptuar kush janë potencialet tona të vërteta. Fatmirësisht kemi shumë për të ofruar dhe ky udhëtim nga AKT është në këtë kuadër”, theksoi ai.
Sipas përfaqësuesit të AKT-së, Rama, medias kroate e tur-operatove kroat që po vizitojnë Shqipërinë këto ditë u ëhtë krijuar mundësia të njohin Shqipërinë në mënyrë që ta përfshijnë atë në paketat rajonale që janë edhe një tendencat e turizmit. Sot thkesoi ai, turistët kanë dëshirë të mos vizitojnë vetëm një destinacion, por dëshirojnë që gjatë udhëtimeve të tyre të përfshijnë edhe destiancione të tjera. Dhe ky takim i sotëm, tha ai këtë qëllim kishte, për të përfshirë eksperiencën e të dy vendeve që të kemi mundësi të avancojmë më tepër dhe të shkohet drejt zhvillimit të paketave rajonale.
Turizmi Foto Flori Abazi (3)Z. Rama informoi se AKT në prag të sezonit turistik do të organizojë edhe udhëtime turistike të tjera me gazetarë që kërkojnë të vijnë në Shqipëri. “Ka qenë një nga sukseset e këtyre viteve të fundit dhe numri në rritje i artikujve që shkruajnë për Shqipërinë ka ardhur pikërisht si pasojë e këtyre organizimeve që AKT po mundëson përgjatë fillimit të sezoneve turistike”, thotë ai.
Më tej, Rama u shpreh se është krijuar mundësia që çdo gazetar i huaj të vijë e shikojë Shqipërinë nga afër, të flasë ai me sytë e tij se çfarë potencialesh ofron Shqipëria. Do të nisin disa udhëtimeve turistike nëpër Shqipëri pasi dhe kërkesat në drejtim të institucionit tonë janë të shumta. Shumë shpejt do të zhvillojmë udhëtime turistike edhe me gazetarë të tjerë të vendeve të ndryshme të Evropës. Ka pasur kërkesa edhe nga gazetarë nga vende të ndryshme si Rusia e Kina që të vijnë e të shikojnë nga afër Shqipërinë.
Ndërsa kreu i Agjencisë së Turizmit të Dubrovnikut, Bozo Buric, theksoi në fjalën e tij se qëllimi i vizitës sonë është që përveç] vizitës për njohjen e potencialit të turizmit që ofron Shqipëria, synojmë të prezantojmë Dubrovnikun e të krijojmë kontaktet me operatorët shqiptare të turizmit, pasi Shqipëria përbën interes çdo vit e më shumë. “Ne tashmë do të kemi mundësi të thellojmë bashkëpunimin si dhe të gjejmë rrugë të reja për të krijuar paketa të përbashkëta turistike”, tha ai. Sipas tij ne po punojmë që çdo turist që vjen në Dubrovniku do të ketë informacion edhe për vendet e tjera përreth. Ai informoi se vitin e shkuar e vizituan Kroacinë 3 milionë turistë.
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka nisur një sërë organizimesh për udhëtimet familjarizuese të mediave të ndryshme botërore dhe operator turistik të interesuar për Shqipërinë.Në këtë kuadër ka qenë edhe organizimi i udhëtimit të mediave dhe operatorëve turistike kroat të cilët po vizitojnë vendin tone gjate këtyre ditëve.
Takimi i sotëm shërben jo vetëm për të promovuar Shqipërinë si destinacion turistik, gjithëvjetor, por edhe si një pikë takimi që i mundëson operatorëve turistikë shqiptarë shkëmbimin e eksperiencave dhe kontakteve me kolegët e tyre kroate. /a.gjonaj/ /a.kehttp://www.ata.gov.al/shqiperia-do-te-perfshihet-ne-paketen-turistike-ballkanike/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate