19 aprile 2016

Aktivistët e mjedisit vozitin për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit

vjosTIRANË, 19 Prill / ATSH / – Rreth 150 vozitës të kajakut nga e gjithë Europa nisën më 16 prill “turin e lumenjve të Ballkanit”, një fushatë sensibilizuese për të ndërgjegjësuar qeveritë e shteteve të Ballkanit të ndalojnë shkatërrimin e lumenjve.
Nën sloganin “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”, ata e nisën vozitjen e tyre nga lumi Sava i Sllovenisë dhe do të vazhdojnë lundrimin për 35 ditë në 18 lumenj nga Sllovenia në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.
“Ky aktivitet unik tregon se lumenjtë e Ballkanit janë diçka më shumë se vetëm furnizuesit me megavat/orë”, tha Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Europës”.
“Ato janë ‘linjat e jetës’ që ofrojnë vlerë rekreative për njerëzit dhe habitate për speciet. Ne duhet ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore europiane nga lakmia e kompanive dhe bankave për fitim”, shtoi ai.
Kryesuar nga ish-sportisti olimpik slloven, Rok Rozman sportistët amatorë dhe profesionistë janë kundër ndërtimit të digave përgjatë lumenjve ballkanas, ku sipas tyre, priten të ndërtohen 2700 hidrocentrale nga Sllovenia në Shqipëri.
Aktivistët do të kalojnë 12 ditë të turit të tyre 35-ditor në tre lumenjtë kryesorë të Shqipërisë, Valbonë, Osum dhe vjos1Vjosë.
“Ne duam të parandalojmë ndërtimin këtyre digave dhe në vend të tyre jemi duke bërë përpjekjet tona për mbrojtjen e Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj, si një Park Kombëtar. Ky do të përbënte të parin Park Kombëtar të një lumi natyror në të gjithë Europën”, deklaroi Thereza Schiller, koordinatore e fushatës.
150 kajakistët dhe të tjerë që do të vendosin t’i bashkohen gjatë vozitjes, do të finalizojnë misionin e tyre më 20 maj në Tiranë, ku do t’i dorëzojnë kryeministrit Edi Rama kërkesën e tyre për mbrojtjen e Vjosës.
Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila është iniciuar nga “EuroNatur” dhe “RiverWatch” me qëllim për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të ndërtimit të hidrocentraleve. /BIRN//m.mhttp://www.ata.gov.al/aktivistet-e-mjedisit-vozitin-per-mbrojtjen-e-lumenjve-te-ballkanit/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate