TIRANË,18 Prill / ATSH / – Administrata e Zonave të Mbrojtura në qarkun e Elbasanit,në bashkëpunim me struktura të tjera sportive te rrethit si dhe me pushtetin vendor, organizojnë fundjava turistike dhe sportive në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Ky park ofron mundësi të shumta për turizmin e natyrës, atë të aventurës, sportiv dhe të historisë.
Këtë të dielë, një grup prej më shumë se 50 vetash u ngjitën në majën e Shebenikut, me lartësi 2260 m.
Pjesëmarrësit u shoqëruan nga punonjësit e AdZM dhe AST Elbasan.
Pjesëmarrësit u shoqëruan nga punonjësit e AdZM dhe AST Elbasan.
Shfrytëzimi turistik i natyrës në këto ditë të ngrohta pranvere është shtuar pothuajse në të gjithë vendin. Të rinjë dhe familjarë kërkojnë t’i largohen rutinës së përditëshme dhe të shlodhen në natyrë.
Mundësitë janë por duhet një angazhim më konkret nga pushtetet lokale dhe strukturat e kujdesit turistik,që vendet e vizitueshme të paisen dhe me guidat orientuese siç janë tabelat përkatëse pse jo dhe drejtues të specializuar në vendet e aventurës.
/a.ghttp://www.ata.gov.al/fundjava-turistike-dhe-sportive-ne-parkun-kombetar-shebenik-jabllanice/
Nessun commento:
Posta un commento