
Amfibe Tour Albania, i vetmi përfaqësues që ofron një tur të kësaj natyre në Ballkan, ka zgjedhur fillimisht qytetin e Pogradecit, në juglindje të vendit, për të stacionuar mjetin dyfunksional, që udhëton në tokë dhe në ujë.
Bëhet fjalë për një mjet epoke, i quajtur zil 485 Amfib, prodhim i vitit 1957 i importuar nga Rusia, i cili deri në vitin 2011 ka qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Pas restaurimit dhe kalimit të kontrollit teknik, mjeti është përshtatur për të ofruar tashmë një risi në guidat turistike.

Momentalisht mjeti disponon të gjithë dokumentacionin ligjor për të udhëtuar dhe lundruar në bazë të ligjeve në fuqi. Projekti është në fazën përfundimtare të tij dhe muajin e ardhshëm do të prezantohet në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit.
Mjeti, që do të drejtohet nga specialistë, do të qëndrojë në liqenin e Pogradecit për 12 muaj dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj.
Amphibious vehicles – mjetet militare që janë vënë në shërbim të turizmit

Prej 15 vitesh, mjetet e tilla janë restauruar dhe kanë nisur të përdoren gjerësisht për turizëm në shtete si Amerika, Singapori, Anglia, Holanda, Gjermania etj.
Ndërkohë prototipe të reja mjetesh amfibe janë dizenjuar dhe janë vënë në funksion të turizmit. Në Roterdam përshembull, një nga turet më të veçanta është “Splashtours”, që ofron një guidë të qytetit me autobus unik amfib.
Përpjekjet për krijimin e mjeteve amfibe kanë nisur që në vitin 1770. Që nga viti 1920 dizajne të ndryshme të automjeteve amfibe janë krijuar për një gamë të gjerë të kërkesave, duke përfshirë rekreacion, ekspedita, operacione kërkim-shpëtimi, dhe ushtarake.http://www.ata.gov.al/eksplorim-turistik-permes-tokes-dhe-ujit-vjen-mjeti-amfib-ne-shqiperi/
Nessun commento:
Posta un commento