01 aprile 2016

“Gazette Review” tregon 10 vendet për të udhëtuar në 2016: Së pari ndaloni në Shqipëri


albania-5-315x200
TIRANE- Në qoftë se ju jeni duke planifikuar një udhëtim aventurier në 2016, ju nuk do të gjeni destinacionet më të mira se sa këto 10 vende të listuara këtu.
Nëse ju jeni një i dashuruar pas natyrës, tifoz i historisë, ushqimit apo thjesht do të donit të vizitoni plazhe apo klube, ka diçka këtu për çdo udhëtar. Së pari ndaloni në Shqipëri.
Kështu e nis artikullin ‘Gazette Review’, e cila rendit 10 vende në listën e saj të destinacioneve më të mira ku në vendin e parë është Shqipëria.
Ju nuk do të gjeni Shqipërinë, vijon artikulli, në krye të listës së destinacioneve turistike. Turmat kanë tendencë të mblidhen në Greqi apo në Kroacinë e bukur, por Shqipëria, një vend i vogël ofron aventurat e veta unike. Në Shqipëri, ju do të njiheni me kulturën dhe zakone mikse.
Eksploroni historinë interesante të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Shëtisni plazhet dhe pini një pije birrë në Korçë vështroni në horizont detin Jon. Udhëtimi nëpër horizontet e maleve të lë pa frymë, zbuloni rrënojat nga Perandoria Osmane, dhe eksploroni këtë perlë para se grupet turistike të fillojë të vijnë. (ATA)
(ma.ar/BalaknWebhttp://www.balkanweb.com/site/gazette-review-tregon-10-vendet-per-te-udhetuar-ne-2016-se-pari-ndaloni-ne-shqiperi/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate