
Ky panair, që organizohet çdo vit në kryeqytetin britanik, është eventi më i rëndësishëm në industrinë e udhëtimeve.

Ai konsiderohet si një nga ngjarjet e pritura dhe me më shumë interes per takimet “business-to-business” që prezantojnë në Britaninë e Madhe një gamë të gjerë të destinacioneve dhe sektorëve të industrisë, si dhe për profesionistët ndërkombëtarë të udhëtimeve.
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Tregtisë në Londër, Shqipëria përfaqësohet me 16 biznese që operojnë në fushën e turizmit.

Gjermeni zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të kompanisë “British Airways”.
World Travel Market është një mundësi unike për gjithë biznesin global të udhëtimeve, për takime, negocime dhe kryerjen e bizneseve.

Më shumë se 50.000 profesionistë në industrinë e udhëtimit, ministra dhe përfaqësues të shtypit ndërkombëtar marrin pjesë çdo nëntor në Londër për t’u bërë pjesë e tij, për të negociuar dhe zbuluar idetë e reja dhe trendet më të fundit në këtë industrihttp://www.ata.gov.al/shqiperia-turistike-ne-panairin-e-londres-promovohet-nga-16-biznese-193099.html
Nessun commento:
Posta un commento