22 novembre 2014

Festivali Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë * 22 -25 Nëntor 2014

Në datat 22 -25 nëntor
Në kuadër të 102- vjetorit të Pavarësisë dhe 70- vjetorit të Clirimit, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, në bashkëpunim me :
Ministrinë e Kulturës
Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Muzeun Historik Kombëtar
Teatrin Kombëtar
 
organizon Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë.
Në datat 22 -25 nëntor në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen së bashku grupe folklorike: Prishtine, Shkup, Ulqin, Shkoder, Korce, Gjirokaster, Tepelene, Vlore, Lushnje, Miredite, Kruje, Elbasan, Durres dhe 300- 400 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare. 
PROGRAMI
Dt . 22 Nëntor 2014
Ora 17:00
Koncert i organizuar në Muzeun Historik Kombëtar me grupet pjesëmarrëse të cilët do të performojnë një koncert me valle e këngë tradicionale të trevës së tyre. 
Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqin. 
Dt. 23 Nëntor 2014
Ora 11:00 
Koncert i organizuar në Muzeun Historik Kombëtar, secili grup do të performojë një koncert 20-30 minuta program veshur me kostume tradicionale të trevës së tyre. 
Tirana, Korca, Gjirokastër,Tepelenë.
Dt. 24 Nëntor 2014
Ora 10:30 
Parada e të gjithë grupeve pjesëmarrëse, fëmijë të veshur me kostume tradicionale e cila do nisi nga Sheshi Nënë Tereza duke përshkruar bulevardin e duke përfunduar në Ministrinë e Kulturës ku do të zhvillohet edhe takimi me Ministren e Kulturës. 
Ora 17:00
Në hollin e Teatrit Kombëtar do të zhvillohet Panairi Tradicional me grupet pjesëmarrëse të cilët do të prezantohen me traditën e qytetit të tyre. 
Ora 18:00
“Koncerti Gala” i cili do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar i të gjithë grupeve pjesëmarrëse me valle dhe këngë të trevës së tyre dhe ndarja e çertifikatave si shenjë mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.
Tirana, Prishtina, Korça, Ulqin, Shkup, Gjirokastër,Tepelenë, Elbasan, Mirditë, Durrës, Lushnjë, Kruja, Vlora.
Ky është një nga festimet më mbresëlënëse folklorike që do të sjellë para publikut jo vetëm pasurinë tonë popullore, por edhe trashëgiminë e tyre tek brezat më të rinj. Artistë të vegjël nga cdo cep i Shqipërisë, artistë shqiptarë nga Shkupi, Ulqini dhe Prishtina do të japin shfaqje me numrat më të përzgjedhur të repertorit të tyre.
Skena do të ndizet nga motivet popullore të valleve dhe këngëve por nuk do të mungojnë edhe aktivitetet e tjera gjatë ditëve të festivalit.
Festat e Nëntorit me ngjyra folklorike do të jenë më të bukura!
Mos e humbni këtë rast për të festuar festat e Nëntorit me traditën dhe artistë të rinj, me ngjyrat e kostumeve të mrekullueshme shqiptare dhe motivet folklorike të trashëguara brez pas brezi.http://calendar.al/event/festivali-mbarekombetar-folklorik-per-femije-22-25-nentor

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate