26 novembre 2014

Porto Palermo dhe Kepi i Rodonit së shpejti në listën e zonave te mbrojtura

"Monitorimin për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe" është Workshopi i organizuar për herë të parë në vendin tonë nga Med PAN në partneritet me ministrinë e mjedisit . Në Shqipëri janë 6 zona bregdetare të mbrojtura ndërko që po studiohen edhe dy të tjera , Porto Palermo dhe Kepi i Rodonit. Në fjalën e tim Ministri Koka u ndal në rëndësinë që ka mbrojtja e zonave detare nga shkatërrimi që po pësojnë si rezultat i urbanizimit.
 
“Biodiversiteti detar dhe bregdetar si dhe të mirat dhe shërbimet që mbështet ky biodiversitet kanë vlera të mëdha mjedisore, shoqërore dhe ekonomike po ato gjenden në një risk si në botë ashtu dhe në Shqipëri të shkaktuar nga zgjerimi i zonave urbane, ndotja, mbishfrytëzimi dhe efektet nga ndryshimi klimatik”- tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
 
Të pranishëm në këtë Workshop ishin përfaqësues të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucione kërkimore shkencore, staf akademik, dhe ekspertë të fushës, nga më shumë se 16 shtete për të diskutuar rreth "Monitorimit për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura Detare në Mesdhe".
 
 
Redaksia Online(a.h/shqiptarja.com) - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/porto-palermo-dhe-kepi-i-rodonit-s--shpejti-n--list-n-e-zonave-te-mbrojtura-255283.html#sthash.CMArM194.dpuf..

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate